• |
ide | kryesore

Rama: Pres një tjetër çmenduri nga Meta, por flasim të hënën

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama refuzoi takimin e thirrur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta për ditën e enjte me argumentin se nuk kishte kohë pasi ndodhej në fushatë për zgjedhjet.

“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial, ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh, kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim: Kemi zgjedhje, jam i zënë!” – shkruan Rama që më pas në Twitter bëri edhe një tjetër koment.

“E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çmendurie pres edhe një tjetër. Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor #KrenarpërPS” – thotë Rama pa sqaruar se cila mund të ishte lëvizja e Metës. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Je shume i ndjeshem! Jeni si rilindje shume. Je 3 hapa para nga e ndjera dhe nje jete te tere mbrapa nga mendja. Perpara rilindje per fitorje te reja.

  2. Rama e di fort mirë sesa larg shkon Meta dhe sesa gjak shqiptari ka!
    Në kofereencën e fundit tha: republika do ndërtohet nga presidenca!
    Kush ka mendje kupton kush është shoku i Ramës fluturon!
    Personalisht nuk e simpatizoj as Metën e as Lsi por duhet thënë se Meta e ka mbajtur në binar Ramën…….qëkur iku Meta ky tip i I gjatë veç ka lajtjitur!

  3. Ai ka lindur i lajthitur nuk u be sot. Po ne i leme keto qelbesa te gelojne. Deri sa marin buken e gojes ne cdo tavoline. I zente buka e fukarenjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *