• |
ide | kryesore

Rama sulmon opozitën: Po thyeni qafën me vullnetin tuaj

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit. Shefi i qeverisë sot u ndal në qytetin e Gramshit, ndërsa hodhi akuza të forta për Presidentin e vendit, Ilir Metën dhe për opozitën.

Sipas tij, kreu i shtetit dhe opozita e bashkuar po kryejnë akte dhune ndaj demokracisë në Shqipëri. Mes tjerash, kryeministri pohoi se opozita e ka marrë për dobësi zemërgjerësinë e PS-së dy vite më parë, kohë kjo kur palët politike firmosën marrëveshje në 17 maj.

“Kundërshtarët tanë duhet të na kishin dalë për ballë. Për tu ballafaquar me ne. Sepse pas këtyre katër viteve që mbyllëm për bashkitë, për ne flasin punët më shumë sesa fjalët. ata vendosën të ikin nga zgjedhjet sepse nuk fitojnë dot. Por edhe sepse duan të marrin zgjedhjet peng, për të marrë peng Shqipërinë. Qëllimi i tyre është të pengojnë me çdo kusht Shqipërinë për të çelur negociatat. Kjo mund të duket si propagandë. Por në fakt po të shikoni të gjithë panoramën të shpalosur të aktivitetit politik të gjashtë muajve të fundit. Nuk është e vështirë të kuptohet se qëllimi është ky.

Shqipëria të bëhet një vend me reputacionin e rëndë me imazhin e nxirë, për të mos i lejuar miqtë tanë për negociatat dhe për të ushqyer ata që jo se janë armiqtë tanë por kanë ide për Europën dhe nuk duan të hapin negociata me askënd. Ka patur momente të vështira, por jo të zbathej në parlament për të përdorur çizmet si armë dhe të fluturonin shishet e ujit si molotov që më pas erdhën shishe me benzin.

Dhunë në rrugë, dhunë nga institucioni më i lartë i shtetit. Dhe e gjitha kjo për të krijuar idenë se ky vend nuk meriton të çelë negociatat dhe ky vend është rrëmujë. E kanë marrë për dobësi marrëveshjen e dy viteve më parë. Dy vjet më parë ajo marrëveshje i shpëtoi kur ishin buzë greminës. Kush kërcënon të shkelë të drejtën tonë do të thyejë qafën dhe po e thyejnë qafën me vullnetin e tyre të lirë”-tha Rama.



8 Comments

  1. I ka thene lalai kush del nga tufa e ha ujku. Ka hall opoziten mos e ha ujku. Ky po meret tani me vetveten . Mire je. Pasqyre moj pasqyre. Si i ka dale filxhani sot? Ruse gjithandej. Cudi . Serbi nuk i del ne asnje filxhan. Cudi.

  2. Sipas teorise se ‘hajduti bertet “kapni hajdutin!”‘, theqafjen e ke shume te afert, o shoku Kryeminister i zgjedhjeve moniste te 2019-es!
    Ke hyre ne histori tashme, cfaredo qe te besh e cfaredo perlash te leshosh nga goja, po ashtu edhe cfaredo citjanesh e poturesh te mbathesh!!!!!!

  3. e di cfare do na thyesh ti o kafshe ose me mire baxhella linda ? peniset do na thyej linda dhe gjithe baxhellat e rikurvave sepse per ate pune jane eksperte,kane shume pervoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *