• |
ide | kryesore

Renato flet për sigurinë ushqimore, ‘Vetë e kemi fajin'(Foto)

Paparazzi, Slider



Nuk është e rrallë që të shohim në lajme se problemet me ushqimin jo cilësor apo të pakontrolluar në vendin tonë të sjellin probleme tek njerëzit, si për shembull helmime në masë. Por edhe pse kohët e fundit AKU, që është dhe institucioni kryesor për kontrollin e ushqimeve, kryesisht atyre që importohen, ka bllokuar produkte që nuk plotèsonin kriteret për tu konsumaur nga tregu, ende vazhdon të ketë probleme.

Mendimin e tij për këtë problem e ka dhënë dhe shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, me anë të një reagimi në Instagram. Bashkangjitur me një shkrim, ku shpjegohet se ka apsur raste të intoksikimit të qytetarëve nga konsumimi i ushqimeve si hamburgerat apo sufllaqet, Mekolli shkruan: “Mirë të na bëhet të gjithëve, sepse shkojmë për 100 lek më pak në restorantet më të lira që çdo gjë merret gati dhe nuk japim 100 lek në restorantet më të mira dhe të shijojmë vërtet diçka të mirë. (Nuk ke lek? Ha në shtëpi, por jo mbeturinat që të japin, se një burger i mirë nuk ka shanse ta hash më pak se 600 lek, në të kundërtën shkojmë në spital të gjithë). ”



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *