• |
ide | kryesore

Roza Lati tregon projektin e ri në televizion (FOTO)

Paparazzi, Slider



Pasi ka mbyllur një tjetër sezon të “Why Not” Roza Lati ka dhënë një tjetër lajm për ndjekësit e saj: Do ta shihni në televizion edhe gjatë verës pasi do  të sjellë një projekt të ri.

Bëhet fjalë për një projekt i cili mban plotësisht emrin e Roza Latit në krijimtari. Emisioni do të quhet “Bukë me vete” dhe bëhet fjalë për një program veror i cili do të ketë në qendër argëtimin, aventurat, kampingun siç edhe shkruhet në bion e faqes së hapur në Instagram.

“Një program argëtues, reality show nga Roza Lati. Aventurë, shëtitje, camping por mos të harrojmë si jemi rritur: me bukë me vete”,- shpjegohet kështu edhe arsyeja përse Roza ka vendosur ta quajë kështu projektin e saj më të ri.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *