• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Metës/ Komisioni i Ligjeve miraton ngritjen e Komisionit Hetimor

Lajme, Të fundit



Në ndjekje të procedurave në kuadër të nismës së mazhorancës për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, pas vendimit të tij për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 13 vota pro dhe 1 kundër raportin me propozimin për ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar mbi dekretin e kreut të shtetit.

Në mbledhjen e sotme, është sqaruar se qëllimi i kërkesës për ngritjen e një Komisioni Hetimor është “shkelja e rëndë e Kushtetutës”.

Pas diskutimeve, Komisioni i Ligjeve miratoi raportin për t’i kërkuar Kuvendit në seancën plenare të 4 korrikut ngritjen e Komisonit Hetimor, në vijimësi të procedurës për shkarkimin e presidentit Meta. Kundër këtij propozimi ka votuar kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi.

 



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *