• |
ide | kryesore

Situata në Shqipëri, zv.kryeministri italian telfonatë me Ilir Metën

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm dhe njëherazi Zv.kryeministri i Italisë, Matteo Salvini shprehet se ka zhvilluar një telefonatë edhe me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin ka diskutuar se si mund ta ndihmojë me krizën në vend.

“Pasdite të mbarë nga zyra e ministrisë së Brendshme. Kam pasur një ditë impenjative. Telefonova homologun libian. Kam dëgjuar edhe presidentin shqiptar për t’u munduar të kuptoj se si mund ta ndihmojmë një vend të vogël, fqinj dhe mik me ne”, – ka thënë Salvini në një video live nga zyra e tij, ku ka folur sërish edhe kundër politikave që Bashkimi Europian po ndjek për të parandaluar emigracionin, duke lënë të kuptohet se e “përveshur mëngët” për ta zgjidhur vetë problemin.

“Emigracioni nuk mund të menaxhohet nga anijet e jashtëligjshme: ne jemi të gatshëm të bllokojmë çdo lloj paligjshmërie. Kush bën një gabim, paguan. P.S. Evropa? Mungon, si gjithmonë”, – shkruan Salvini mbi përshkrimin e videos.



4 Comments

  1. Bravo Salvini, Vetem nje politikan si ty me vizion sh te qarte per sa i takon kriminalitetit dhe flukseve te klandestineve mund ta kuptoje problemin shqipptar. Kriza shqiptare nuk prek USA por interesat e fondacionit Sorros. Dhe prek negativisht drejtperdrejte Italine, Gjermanine dhe Francen. Prandaj nderhyrja duhet te vije prej tyre dhe ti jape nje grusht te forte narkoshtetit.

    1. idiot, duhet te ishim te gjith sot kunder Salvinit per ate qe po ben ne mesdhe me varkat me emigrante. Imgjino sikur para 29 viteve te kishin bere italianet me ne ate qe po ben Salvini me afrikanet

  2. Paska harxhu’ impluset kot!
    Po Meten do ta heqin neser!
    Ku i lexo’ lajmet ky, te Syri apo te Lapsi?
    Lexo Temen, o shoku taljono!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *