• |
ide | kryesore

Tare ndryshon rrjedhën e merkatos: “Milinkovic-Savic tek Psg? Asnjë ofertë”

Sport



Prej ditësh flitet për një interesim të madh të Psg për Milinkovic-Savic dhe se Claudio Lotito është gati të shesë lojtarin përballë një oferte të rëndësishme. Mesfushori serb i pëlqen shumë drejtorit të si sportiv të parisienëve Leonardo, por homologu i Lazio Igli Tare për momentin bllokon gjithcka: “Nuk ka asgjë për të thënë, spse nuk ka diskutim – thotë për Le Parisien -. Nuk di asgjë. Nuk është se kemi nevojë të shesim. Nëse ka ofertë nga Psg? Jo”.

Lojtari në realitet ka dëshirë të largohet, me dëshirën për tu matur në Champions e, përvec interesimit të Juventus, prej disa kohësh vetëm Psg duket se e ka seriozisht, por francezët para se të blejnë duhet të shesin për motivet e Fair play financiar.

Tare, ndërkohë, për momentin mohon: “Këto janë vetëm zëra merkato të përhapura nga gazetat. Nuk e di cmimin e tij, nuk e kam idenë. Nuk mund të flas për dicka që nuk është konkrete. Këto janë vetëm histori”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *