• |
ide | kryesore

Zgjedhjet dhe misioni i OSBE/ODIHR, Basha takon sot Glover

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të presë sot në një takim drejtuesen e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR Audry Glover. Takimi do të nisë në orën 11:00.

Kujtojmë se dy ditë më parë Glover zhvilloi një takim rreth 1-orësh me kryeministrin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, në selinë e PS. Po kështu shefja e misionit të OSBE/ODIHR pati një takim edhe me kreun e KQZ Klement Zguri, ndërsa më pas pati edhe një konferencë për mediat.

Glover, tha se misioni i OSBE-ODHIR do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, një vëzhgim teknik të procesit, ndërsa theksoi se nuk i ka ndodhur asnjëherë të vëzhgojë zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë.



3 Comments

  1. @ Juri
    Kjo eshte Luke para Rudina Xhunges
    He Ca’ do beni ne 30 qershor
    e beri kete pyetje 100 here.
    Pale kur u ngrit Spielberg Basili
    Te vinte me dhi.

  2. Shi kur tja veshi dhe kjo breket nga koka Lulushit sic beri ajo amerikanja dje , dhe do dali lulushi sot ne darke dhe do bertasi… RROFTE RAMA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *