• |
ide | kryesore

3 ditë para 30 qershorit, Basha takim me aleatët dhe Kryemadhin

Lajme, Të fundit



Duket se kjo e sotmja do të jetë një ditë e mbushur me takime politike. Sinjalin e dha vetë Kreu i Shteti, Ilir Meta që shkoi në zyrën e tij që në 05:00 të mëngjesit për t’i qëndruar korrekt orarit të përcaktuar në ftesën për Ramën, pavarësisht se ky i fundit e refuzoi.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit në mëngjesin e sotëm me presidentin e Republikës, Ilir Meta, i është drejtuar selisë blu ku pritet të mbledhë rreth mesditës kreun e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi dhe aleatët e tij: Agron Dukën  Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Vangjel Dulen e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)-së, Dashamir Shehun e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Nard Ndokën e Partisë Demokristiane (PDK) dhe Fatmir Mediun e Partisë Republikane (PR).

Gjithashtu, mësohet se kryedemokrati do të takojë në orën 12:30 kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi.

 

 



3 Comments

  1. Do mblidhen gjithe kerpushat per te diskutuar se si mund te vine ne pushtet qe te vazhdojne ti thithin gjakun ketij populli se keto 30 vjet vetem rolin e kerpushes kane lozur asgje me shume…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *