• |
ide | kryesore

48 kilometra në këmbë, për një premtim: tre tifozët e Torinos nisen drejt Superga

Sport



Të premten në 28 qershor, tre tifozë granata do të nisen nga Murello (komunë në provincën e Cuneo) për të përmbushur misionin të arrijnë deri në Superga në këmbë. Vëllezërit Paolo e Antonio Scotta (respektivisht 54 e 55 vjec) së bashku me “Fredo” Bonetto (71 vjec) do të nisen në orën 5:00 të mëngjesit, pr të arritur në Superga rreth orës 12:30-13 të së njëjtës ditë.

Antonio Scotta në një intervistë ka treguar motivet nga të cilat lindi kjo ide: “Gjatë kampionatit që sapo u mbyll, skuadra granata luajtu shumë mirë e ne të tre kishim menduar se nëse Torino do të kualifikohej për të luajtur në kompeticionet europiane vitin e ardhshëm, do të shkonim në Superga. Në fund skuadra nuk e arriti për vetëm një pikë kualifikimin, por ne vendosëm të shkonim gjithësesi. Jemi mjaft të stërvitur. Im vëlla vrapon në mënyrë amatore, ndërsa unë e Fredo bëjmë fitëalking, ai madje ka vrapuar edhe në maratonën e New York”.

“Superga është baza e gjithckaje për ata që janë granata. Sapo të arrijmë do të shkojmë tek lapidari që kujton rrëzimin e avionit të Torinos së Madhe: do të këndojmë të tre këngën e Mario Piovano, me titullin “Një ditë e shëmtuar”. E ndërkohë, tre tifozët kanë kontaktuar Alberto Barile, përgjegjësin për lidhjet me tifozerinë e organizuar, duke marrë tre fanella zyrtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *