• |
ide | kryesore

Tre interpretime për datën e re të Metës

Ide

Shpallja e një dekreti tjetër presidencial për 13 tetorin, si data e re e zgjedhjeve lokale, megjithëse faktikisht do të injorohet nga shumica parlamentare, ka më tepër një vlerë politike. Në kushtet e një krize të thellë institucionale dhe shoqërore ai është nxjerrë për tre arsye kryesore.

Ilir Meta doli sot përpara publikut për të shpëtuar nga përgjegjësia që kanë përpara militantëve të tyre liderët e tredhur të opozitës. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, që i nxitën pasuesit e tyre të hedhin molotovë, të djegin KZAZ, të përleshen me policinë dhe të bëjnë burg në emër të rrëzimit me ç’do kusht të Edi Ramës, të shantazhuar nga dosjet e tyre të së shkuarës, kanë bërë një prapaktheu të frikshme. Ata kanë zbutur fjalorin, kanë rrumbullakosur qëndrimet dhe janë shndërruar, nga kandidatë për huliganë, në lypsa të paqes, në 30 qershor.

Por, këto pirueta mashtruese rrezikojnë ta shkërmoqin edhe atë pak besim që ata gëzonin mes mbështetësve të opozitës. Ata që kanë mbajtur mbi kyçe prangat e policisë politike të Sandër Lleshit, ata që dogjën mandatet duke besuar te kauza, kryebashkiakët që nuk pranuan të kandidonin sërish, janë më të hidhëruar se kurrë nga kjo tradhëti e liderëve. Ata nuk e dinin që Luli me Monikën donin të bënin rrevolucion me lejen e amerikanëve. Ata nuk e kishin imagjinuar se kryengritja duhet të kishte liçencë ndërkombëtare.

Në këtë kuptim dekreti i ri i Metës është një ndihmë për ti hedhur edhe një herë hi syve atyre. Për ti thënë se të dielën nuk ka nevojë për dhunë, pasi zgjedhjet e vërteta do të bëhen në tetor.

Një interpretimi i dytë i këtij dekreti do të qe edhe mbulesa ligjore për ata që nuk i binden braktisjes së udhëheqësve dhe do të vazhdojnë ti qëndrojnë skenarit radikal të 30 qershorit. Kushdo që do të tentojë të bëjë një akt të dhunshëm, kushdo që do të djegë një kuti votimi apo të pengojë dikë të shkojë drejt qendrës së vet, e ka një alibi me vete. Ai së paku mund të pretendojë se nuk ka kryer një krim zgjedhor, pasi sipas dekretit presidencial, votimet nuk janë këtë të dielë, por tre muaj e gjysëm më pas.

Në këtë kuptim dekreti i Metës përpiqet të mbrojë jo vetëm liderët që e tradhëtuan “revolucionin” e panisur, por edhe ata që nuk pranuan ti binden atyre.

E së treti, Ilir Meta ka menduar të fortifikojë edhe veten. I gjithë orteku i akuzave ndaj tij deri më tani ka qenë se ai nuk ka të drejtë të anullojë një datë, pa shpallur një tjetër, se ç’dekretimi ishte një praktikë e padëgjuar, antikushtetuese, për të cilën ai meritonte shkarkimin. Sot, që ka caktuar një datë të re për zgjedhjet, ai e ka zhbërë këtë zulmë propagandistike. Publikisht ai mund të justifikohet duke thënë se i dha palëve kohë në reflektim dhe së fundi nuk bëri gjë tjetër veçse zbatoi precedentin e pararadhësve të tij Moisiu e Nishani, që kanë ndryshuar më parë ditën e zgjedhjeve.

©Lapsi.al

6 Comments

  1. Ja ke fut kot. Me date te re zgjedhjesh mban pergjegjesi penale Denar Biba! Informacionet nuk jane vetem per dhune, por instalim diktature! Topi eshte te opozita dhe maxhoranca njekohsisht, per dialog! Presidenti ka qene jo vetem burre shteti, por babaxhan nebrojtje te Shqiperise. Si dhe njohes i mire i ligjeve! Leri Teorite se po shpeton Lulin, ne fakt po shpeton nje komb nga nje dehjenerate si Edi Rama. Te jesh gazetar apo analist ben mire te ruash autobulancat te shtepia Rames sonte

  2. Bushat, besoj se e kupton me mire se shumekush situaten. Ke kerkuar qe ne fillom revolucion dhe vazhdon t’i mbetesh asaj ideje. Duher qe nderkohe qe sqaron pozicionin e Metes, Lulit dhe Mones, te sqarosh edhe pozicionin e KM dhe arsyet qe e shtyjne te sillet ne kete menure. Ne cdo vend te Afrikes qe mund te kishin ndodhur keto ngjarje, do kishte patur nje reflektim, ndersa KM yne as qe e vret mendjen per reflektim. Arsyeja, per mendimin tim duke qene tashme nje figure e djegur dhe pa asnje kredencial, do qe te faktorizohet dhe te mos dale nga politika me breke te grisura njelloj sic erdhi. Ne keto kushte dhuna i duhet me shume KM se sa dy “revolucionareve ne tentative”. Ai ka dhene porosi qe te evidentohet cdo gje dhe do shkoje te ankohet tek nderkombetaret sic e ka patur zakon gjithmone. Nese do kete incidente do degjojme te dyja palet qe ankohen se fajin e pati pala tjeter. Ndersa Meta beri nje levizje te zgjuar duke dekretuar daten e zgjedhjeve, pra as me pak e as me shume se c’la bere Moisiu ne 2006-2007. Ky veprim nuk mund te quhet antikushtetues per sa kohe qe ka nje precedent apo jo? Edhe vete KM e di qe zgjedhjet jane te paligjshme dhe kete gje e verteton fakti se nuk ka asnje dokument te firmosur nga KQZ sepse po te firmosin ata e dine se nje dite do shkojne ne burg. Nderkohe qe mendoj se zgjedhjet e verteta do behen me 13 tetor, keto jane fake votime. Gjithsesi te shohim si evoluon situata. Nese do kete perplasje, eshte populli i thkeshte qe e vuan.

  3. Ka sa te duash interpretime Bushat!
    Nje i 4-t eshte qe Meta kerkon te shpalle veten triumfalist si lojerat e kalamajve, te cilet mendojne se fitojne nese thone te fundit fjalen e caktuar!
    Nje i 5-te eshte qe dikush e ka keshilluar Meten te therrase nje tryeze te deshperuar dialogu, sa per forme juridike!

    [por te pakten edhe ti, se nuk je Mero Llumi e Fred Peza, shkruaje mire shqipen – nuk shkruhet “c”dekretim”, po “Zhdekretim”….. si dhe nuk shkruhet “TRE interpretime”, por “TRI interpretime” – gjinia femerore!]

  4. Pordha me rigon,
    Moisiu i shtyu zgjedhjet pasi parlamenti duke modifikuar ligjin ia dha kete te drejte.

    Pordha me rigon
    Ka nje arsye pse te gjithe institucionet nderkombetare vendosin te mbeshtesin 30 qershorin (them mire institucionet, se individe qe shprehin opinione mund te gjesh, po opinionet nuk jane vendime!!).

    Asnje nga ata nuk ka ndonje qejf te madh te instaloje nje diktature socialiste ketu. Arsyeja fondamentale jane rregullat e demokracise. Pa to, nje demokraci nuk ka asnje lloj shansi te funksionoje. Keto rregulla (pavaresisht opinionit te cave) per momentin, nuk po i shkel Rama..

  5. Andi si ti dhe zheji apo dhe ndonje tjeter sot eshte mo menti qe duhet te na shqetsoje e ardhmja e fwmijve tane dhe jo se kush jan fajtoret Ju qe keni mundesin dhe hapsirat e nevojshme duhet te je ne udhe refimin e nevojshem dhe jo ti beni karshillek njeri tjetrit se njerzia poshte u ka shku thika ne palce dhe nga pjesa e mire e shoqeis presin shum me teper Me falni nqs ju bera moral flm per mirkuptimin

  6. Sa i padurueshëm që je more Bushat ?
    Shumë e kjartë ishte deklarata e fundit e Bashës.
    Nuk i kemi hyrë kësaj pune për data zgjedhjesh por për të realizuar kërkesën që të ndëshkohen hajdutët e votave e të shporret Rama si kryeministër.
    Ti kërkon që medoemos që opozita të shpallë luftë civile.
    Nëse je partizan i “revolucionit” të dhunshëm, mos ju bëj thirrje të tjerëve që të vriten me njeri tjetrin po dil vetë po ta mbajti me kobure i pari e zbraze “kundër armikut”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu