• |
ide | kryesore

Anulimi i misionit të vëzhgimit, KiE tjetër deklaratë për zgjedhjet

Lajme



Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale, strukturë e pavarur e Këshillit të Europës, njoftoi një ditë më parë anulimin e dërgimit të misionit të vëzhguesve për vendoret e 30 qershorit, për shkak të paqartësive mbi zhvillimin e zgjedhjeve dhe të pasigurisë së mundshme në disa zona të vendit.

Ndërsa ditën e sotme, përmes një deklarate të zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, vjen një tjetër reagim mbi situatën në prag të zgjedhjeve lokale të së dielës.

Ne po e ndjekim me vëmendje situatën para zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri, të cilat duhet të zhvillohen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet ndërkombëtare për zgjedhje dhe po ashtu në përputhje me legjislacionin kombëtar. Në këtë kontest, ne duam të rikujtojmë se Këshilli i Evropës ka një marrëdhënie të gjatë dhe mjaft të konsoliduar me OSBE/ODIHR-in, i cili ka dërguar një mision për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri.”- shkruhet në faqen zyrtare të KiE.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *