• |
ide | kryesore

Atalanta nxjerr Berishën në shitje: portieri i kombëtares humb edhe rolin e zëvendësit

Sport



Për Etrit Berishën po vijnë ditë të vështira. Atalanta tashmë e ka zgjedhur portierin titullar dhe në skuadër kthehet Sportiello, duke e bërë largimin mundësinë e vetme për portierin e kombëtares shqiptare. Pierluigi Gollini, është konfirmuar titullar në prag të një sezoni në Champions League, që është arritur edhe falë pritjeve të tij. 24 vjecari, në Bergamo që nga janari 2017 (i huazuar me të drejtën e blerjes) kur i dha fund aventurës në Angli me Aston Villa (20 ndeshje në Championship në 2016-2017) e Manchester United (me moshat nga marsi 2012 në korrik 2014). Pronari i bergamaskëve Antonio Percassi është bindur nga portieri i tij, duke paguar 4,5 milionë euro për ta marrë nga Villans. Veprimi i duhur, sepse 12 muaj nga atëherë vlera e portierit është trefishuar, por jo për Berishën.

Kush do e mendonte në tetor, dhjetor apo edhe shkurt, muaj kur Gollini i ka parë ndeshjet nga pankina, duke u kënaqur me miqësoret e të enjtes kundër formacioneve të Serie D. Ndoshta cmimi për tu paguar për një fillim jo të lehtë me eleminimin në Europa League në mbrëmjen e Copenaghen. Por nga 3 marsi muzika ndryshoi, me 14 ndeshje radhazi titullar, duke filluar nga ajo me Fiorentina. Vendi i tretë kalon edhe nga ndërhyrjet e tij (27 prezenca në sezon). Kështu, Etrit Berisha (5 më pak), numri 1 në dy vitet e para të Gian Piero Gasperini, u ul në pankinë: e fundit si titullar është humbja me Torino (2-0 në 23 shkurt). E tani kthehet Sportiello, zihet edhe vendi i zëvendësuesit dhe shitja është afër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *