• |
ide | kryesore

Bashkia e Shkodrës kallëzon penalisht Sandër Lleshajn

Lajme, Të fundit



Bashkia e Shkodrës ka kallëzuar penalisht ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe disa punonjës të tjerë të policisë për shpërdorim detyre, duke kërkuar shkarkimin e tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim për shtyp i këtij organi vendor, ku shpjegohet se kallëzimi lidhet me përdorimin e gazit lotsjellës në protestën e 20 qershorit. “Nga ana e  punonjësve të Policisë së Shtetit dhe  punonjësve të  Drejtorisë së Policisë Vendore Shkodër, është hedhur masivisht gazi me lëndë helmuese mbi qytetaret të cilët po manifiestonin paqësisht në qytetin e tyre, situatë e cila është pasqyruar direkt live në mediat Lokale dhe Kombëtare”- shkruhet ndër të tjera në njoftimin për mediat.

Bashkia vë theksin tek dyshimi i arsyeshëm për urdhër të paligjshëm të ministrit të Brendshëm dhe tek hedhja e gazit lotsjellës që vërehet në pamjet filmike, të cilat provojnë qartazi  se efektivë të Policisë së Shtetit dhe drejtues të saj, kanë konsumuar elementë të veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *