• |
ide | kryesore

Cardi B mohon akuzat në gjykatë

Paparazzi, Slider



Cardi B i ka mohuar akuzat për një sherr në një klub striptizmi në New York vitin e kaluar.

Ndaj reperes dhe dy anëtarë të ekipit të saj u ngritën 12 akuza për secilën, përfshirë sulm ngacmime dhe komplot.

Cardi, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Almanzar, u akuzua se urdhëroi sulmet ndaj dy striptisteve pasi njëra prej tyre kreu marrëdhënie seksuale me bashkëshortin e saj Offset.

Ajo dhe dy të pandehurit duhet të dalin në gjykatë në shtator. Nëse shpallen fajtorë përballen me deri në 4 vite burg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *