• |
ide | kryesore

De Bruyne, dhuratë speciale gruas: 10 mijë stërlina për një pikturë

Sport

Në këtë mënyrë Kevin De Bruyne, futbollisti i Manchester City ka surprizuar bashkëshorten Michele Lacroix. Belgu, i martuar prej dy vjetësh me bukuroshen, ka dashur ta ekzagjerojë dhe ka porositur një pikturë me mozaik nga artistja e famshme Isabelle Scheltjens.


“Kevin është një burrë me pak fjalë, por kjo është dhurata më e bukur që mund të më bënte”, ka thënë Michele. “Pikturat e Isabelle janë mahnitëse. Unë e Kevin po kërkonim ndonjë vepër arti për ta vendosur në shtëpinë tonë në Belgjikë, por kur më tha se pikërisht ajo do të bënte një vepër për ne …Cfarë të them? Një ëndërr që realizohet …”.


Sipas The Sun, vepra e artit, që do të kushtojë 10 mijë stërlina, duhet të përfundojë në tetor, ndërsa shërbimi fotografik, brenda këtij muaji.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu