• |
ide | kryesore

Dekret të ri për datën e zgjedhjeve? Meta njofton konferencë për mediat

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të zhvillojë një konferencë për mediat në orën 14:30. “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta do të japë një konferencë shtypi sot në ora 14:30 në ambientet e Institucionit”, njofton presidenca.

Ditën e sotme, kreu i shtetit ka patur një agjendë të ngjeshur me takime intensive. Rreth orës 09:00, Meta priti kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe pas tij nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. Ndërsa në mesditë, pati takime me aleatët e PD-së: Agron Dukën  Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Vangjel Dulen e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)-së, Dashamir Shehun e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Nard Ndokën e Partisë Demokristiane (PDK).

Po ashtu, Meta zhvilloi një takim me disa prej përfaqësuesve diplomatikë të  vendeve evropiane në Tiranë. Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ambasadorja e Gjermanisë, Sussane Schutz, ambasadori britanik, Duncan Norman, Christina Vasak, ambasadore e Francës dhe shefja e zyrës së KiE në Tiranë, Jutta Gutzkow, mbërritën rreth orës 13:00 në Presidencë.

Pas përfundimit të takimit, Shehi në një dalje për mediat tha se presidenti po përgatit një dekret të ri për datën e zgjedhjeve.



2 Comments

  1. bobo u be komplet karagjoz ky kari. sdi ca ben e sdi ca thot. ja paskan ber ben amerikont me duket. ik o hajdut jep doreheqjen se je teper horr e anadollak per kete pun ti, o like floriri.

  2. Shume mire po ben te shkojne te votojne ne dt e re te metes dashi mediu idrizi mona ndoka dule lulu,merni dhe salihun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *