• |
ide | kryesore

Dhunë më 30 qershor? Ambasada e SHBA-ve udhëzon shtetasit amerikanë në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar përmes një deklarate publike lidhur me zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Përfaqësia diplomatike e SHBA-ve iu drejtohet shtetasve amerikanë në Shqipëri me thirrjen për të qenë vigjilentë rreth qendrave të votimit, të numërimit dhe të zyrave zgjedhore gjatë votimeve të së dielës.

Në deklaratë, shtetasit amerikanë udhëzohen që të shmangin zonat ku ka shenja të dhunës dhe të monitorojnë mediat lokale për t’u përditësuar me zhvillimet e fundit. Në thirrje theksohet se përplasjet e ditëve të fundit mes përkrahësve të opozitës së bashkuar joparlamentare dhe forcave policore në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ),  kanë rritur perspektiktivën e episodeve të dhunës.

Deklarata e Ambasadës Amerikane:

“Shqipëria do të mbajë zgjedhje në çdo bashki me 30 qershor 2019. Zgjedhjet në Shqipëri janë planifikuar të zhvillohen nga ora 07:00 deri në orën 19:00. Zgjedhjet do të mbahen në çdo bashki të vendit.

Numërimi do të bëhet në qendrat e numërimit dhe mund të zgjasë deri në disa ditë. Incidentet e kohëve të fundit, shoqëruar me dhunë, kanë vënë në shënjestër zyrtarët e zgjedhur dhe materialet e votimit duke rritur perspektivën e dhunës ose shqetësimeve të tjera në ditën e zgjedhjeve, dhe ditët që pasojën për numërimin në qendrat e numërimit.

Jini vigjilentë rreth qendrave të votimit, qendrave të numërimit dhe zyrave zgjedhore. Shmangni çdo zonë që ka shenja të dhunës. Monitoroni mediat lokale për të qenë të përditësuar me zhvillimet”.

 



5 Comments

  1. bande ambasada ose ambasada ekrimit qe nxit dhunen e qeverise ndaj popullit dhe shkeljen e parimeve te demokracise ,kerkoka qe te rauje spiunet e saje qe ka shperndare ne shqiperi.maskarada me e madhe qe nuk eshte imagjinuar as ne somali.ku shkela kemba e tyre nuk mbin as bari.ka patur te drejte enver hoxha per kete.

  2. Sa te parashikueshem .hahaha. nje here e nje kohe nuk keni bere dot . Po tani ka vite qe beni se gjeni. Si dy pika uji me kete palo qeveri. Nuk jam e zhgenjyer fare e prisja. Ku e njihni te miren ju.

  3. Do monitorojme zgjedhjet thote ambasada USA nderkohe qe nga ana tjeter ben thirrje qe te mos afrohen tek qendrat e votimit. Hajde fbesoji keta amerikanet po deshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *