• |
ide | kryesore

Drogë, seks, dhunë e burg. Intervista e jashtëzakonshme e Mike Tyson: “Jam një demon i ikur nga Ferri”

F1, Sport



Njeriu më i keq i planetit kthehet të flasë, duke treguar demonin, e duke e bërë sipas mënyrës së tij. Nga Akademia Mouratoglou e tenisit, mes Nizza e Cannes, Mike Tyson përballet me një tjetër ndeshje, ul pak mbrojtjen, por godet fort me fjalë. Dhuna, droga, seksi ekstrem, rrahjet, incidentet e burgu? “Nuk eksiztojnë më” garanton kampioni më i ri i botës për peshat e rënda. Ato kohë kanë mbaruar: Iron Mike është më i pjekur, por mbetet i pamëshirshëm.

Mike, e patë Joshua e pathyeshëm kundër Anthony Ruiz? Është fillimi i fundit të tij si ndodhi me ty kundër Buster Douglas në Tokio në 1990?

“Ai k.o. ishte dicka e mirë. Gabova dhe i tregova të tjerëve se nuk isha më i pathyeshëm. Më bëri më njerëzor, më të madh. Rivalët donin të ishin me mua. Por të gjithë kemi gabuar në jetë. E megjithatë nuk dorëzohemi, vazhdojmë të fitojmë e të mësojmë. Si Serena Ëilliams: nëse fiton është fantastike, nëse humbet është si gjithë të tjerët. Kështu është jeta e kampionëve: është momenti yt, por pastaj ai vend i takon të tjerëve”.

Fury thotë se Joshua ka mbaruar.

“Jo, për mua mbetet më i miri. Mjafton të besojë më shumë tek vetja e të mos vërë në dyshim se nuk është mjaftueshëm i zoti. E gjej veten tek ai: jo i pathyeshëm por më shumë njerëzor e do të kthehet pesha e rëndë më i mirë. Ajo humbje mbetet momenti më i keq i karrierës sime. Më i miri? Kur u shpalla kampion bote”.

Si mund të ngrihesh pas një k.o.?

“Duhet ti japësh prioritet krenarisë. Besoji, e kërkon, mendon që Zoti të udhëheq, duhet ti tregosh vetes që je më i miri. E riprovon. Varet si ndihesh. Unë mendoj se është i plagosur e nuk ka asgjë për të humbur. Tani bëhet më i rrezikshëm”.

Pas dekadash nuk ka një pasues të vërtetë të Tyson: kush do të jetë?

“Nuk e di. Tani ka më shumë boksierë e më shumë mundësi se në 1986, ka më shumë Tv, është Internet që të lejon të ndeshesh kundër njëri tjetrit, unë kundër Ali. E ardhmja është kjo”.

Mes Ali e Tyson kush do të fitonte?

“Sot, me holograma, mund ta zbulojmë. Teknologjia të lejon të shfrytëzosh eksperiencat tona për tu përmirësuar dhe për tu bërë më i miri. Vetëm me teknologjinë mund të thuash se kush është më i miri i të gjitha kohërave. Edhe nëse vdes, mund të spekulojnë me karrierën tënde”.

Canelo Alvarez, Mayweather, Wilder, Ruiz, Fury: cili është i preferuari yt?

“Për mua më i miri është ukrainasi Lomachenko edhe pse nuk është një peshë e rëndë e nuk e njeh njeri. E besoj akoma tek Joshua”.

Mike është gjithnjë njeriu më i keq i planetit?

“Më rezulton akoma se jam ai që vij nga një lagje e keqe. Të lindësh kështu të shënjon. Unë kam njohur urinë, krimin, drogën, e gjithë kjo është grumbulluar brenda meje. Pyesja veten: “Mike, dëshiron të vdesësh apo të ndeshesh për tu larguar nga ky vend?” Jam ndeshur gjithnjë me vendosmëri për tu larguar e të mos vdisja aty”.

E nëse do të rilindje?

“Do të isha përsëri boksier”.

Fëmijët cfarë të thonë për të shkuarën e ashpër?

“Nga 7 fëmijët, më i madhi mund të mendojë se babai është pak i cmendur, nëse do të shohë Tyson e vjetër. Kështu që vazhdoj të bëj të cmendurin ndonjëherë. Por isha i ri, nuk e kisha kuptuar jetën. Isha egocentrik e nuk mendoja për të tjerët”.

Ka shumë filma për jetën tënde, përfshirë veshin e kafshuar Holyfield në ring?

“Nuk më pëlqen të shoh filma, ndoshta sepse del ana ime e butë”.

Boksi të ka dhënë apo të ka marrë më shumë?

“Kur është puna te boksi, ke të bësh me moralin. Mendon se është gjithcka e besueshme, e ndershme, e respektueshme, me arbitra e vendime, por boksi është bërë mbi të gjitha nga korrupsioni. Më ka ndodhur mua, i ka ndodhur të gjithëve: i qendroj larg asaj bote sepse nuk më pëlqen të jem njeriu që isha”.

Tyson në biznesin e kanabis…

“Jam në këtë biznes por nuk kam prekur kurrë kanabis floreale. Për qëllime terapeutike dua të ndihmoj ata që vuajnë e nuk kanë mundësi të trajtohen me kura mjekësore”.

Pasi e keni mbështetur në fushatën presidenciale, jeni akoma me Donald Trump?

“Ndoshta presidenti nuk ka pamjen e duhur, por po e drejton Amerikën në drejtimin e duhur. Mund të mos pëlqejë në pamje, por kur të mbarojë punën do të jemi aty ku ishim”.

Është boksier miku yt më i mirë?

“Jo, nuk kam miq. E sidoqoftë të gjej miq nuk është qëllimi im”.

Mes 7 fëmijëve ka ndonjë që do të bëhet boksier?

“Nuk do ti lejoja kurrë fëmijëve të mi të bëjnë boks. Është i rrezikshëm, shpesh e bëjnë ata që duan të ushqejnë familjen, ose ska asgjë tjetër për të bërë”.

Milan do të bëhet një teniste e famshme?

“Vajza ime e ka nisur 3 vjece. Ishte e talentuar e ka fituar disa turne. Por nuk ka mbajtur dietë dhe nuk është stërvitur natën. Duhet të stërvitesh para se të shtrihesh për të fjetur. Unë stërvitem cdo darkë, vrapoj, fle, e në mëngjes kur zgjohem, ha një snack e stërvitem përsëri. Ajo ka nevojë të stërvitet 2-3 herë në ditë. Vij nga një familje që shton në peshë shpejt”.

Ishit në qendër të një skandali seksual për të cilin përfunduat në burg. Kur dëgjon të flitet për kampionë të akuzuar si Ronaldo apo Neymar, cfarë ndjen?

“Duhet të hetosh deri në fund për të zbuluar kush thotë të vërtetën”.

Epopea juaj nisi me 19 ndeshje të fituara me ko në raundin 1°. Cfarë ka mbetur nga ai Tyson?

“Kur fitoja, mendoja: “mund të bëj më mirë”. Ndërsa jeta shkon përpara, fatkeqësisht fillon të humbasësh. Personat që do, flokët, ndonjëherë dëshirën për të jetuar: puna është të fitosh sa mundësh. Në fund do të humbasësh gjithnjë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *