• |
ide | kryesore

Goditet grupi kriminal me rrënjë në Shqipëri, Policia daneze arreston 31 persona

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia daneze njoftoi se kishte arrestuar 31 persona si pjesë e një hetimi ndërkombëtar ndaj një rrjeti kriminal me rrënjë në Shqipëri, të dyshuar për kontrabandë droge dhe armësh.

“Është një rast i madh që është i shpërndarë shumë në të gjithë Evropën,” tha policia e Danimarkës në një deklaratë, duke shtuar se operacione të ngjashme u zhvilluan në Holandë, Suedi, Belgjikë, Slloveni, Shqipëri dhe Gjermani me ndihmën e Europolit.

Rrjeti kriminal është i dyshuar për kontrabandë dhe shpërndarje armësh dhe rreth 1.65 ton kokainë dhe heroinë.

Policia deklaroi se nuk mund të përjashtonin më shumë arrestime dhe shpresonte të zbulonte numrin e përgjithshëm të arrestimeve nga operacionet në Evropë më vonë të mërkurën ose të enjten në mëngjes.

Policia holandeze tha të mërkurën se kishin kapur 2.5 tonë metamfetaminë, por policia daneze i tha Reuters se dy rastet nuk ishin të lidhura. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *