• |
ide | kryesore

Guardiola i zgjidh problemin Real Madrid: 80 milionë euro për Isco

Sport



Rikthimi i Zinedine Zidane në pankinën e Real Madrid dukej se mund të hapte një tjetër kapitull në historinë mes Isco e klubit: mesfushori spanjoll kishte gjetur pak hapësira me Lopetegui e Solari, por rigjeti buzëqeshjen me ardhjen e teknikut francez. Vetëm se dicka është thyer në marrdhëniet e spanjollit me merengues dhe merkato mund të sjellë edhe divorcing përfundimtar mes palëve: “fajin” e ka blerja e Hazard e ajo e mundshme e Pogba, përvec një super oferte që ka ardhur për Isco nga Manchester City prej 80 milionë euro

Marca tregon interesimin e Citizens, një kërkesë e bërë direct nga Pep Guardiola që sheh tek Isco zëvendësuesin ideal të David Silva. 33 vjecari ka njoftuar se në fund të sezonit do të largohet nga Manchester, e bashkëkombasi gjashtë vjet më i ri mund të marrë trashëgiminë, pas një viti përshtatje në Premier League, kampionat shumë ndryshe nga Liga.

Lojtari kërkon të qendrojë në Madrid, por nëse kupton se hapësira do të reduktohet edhe më shumë, mund të marrë në konsideratë idenë për tu nisur, për të mos rrezikuar të humbasë Europianin e vitit të ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *