• |
ide | kryesore

Kriza politike/ Meta vijon takimet, ambasadorët mbërrijnë në Presidencë

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, po zhvillon një takim me disa prej përfaqësuesve diplomatikë të  vendeve evropiane në Tiranë. Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ambasadorja e Gjermanisë, Sussane Schutz, ambasadori britanik, Duncan Norman si dhe Christina Vasak, ambasadore e Francës kanë mbërritur rreth orës 13:00 në Presidencë.

Ditën e sotme, kreu i shtetit ka patur një agjendë të ngjeshur me takime intensive. Rreth orës 09:00, Meta priti kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe pas tij nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. Ndërsa në mesditë, pati takime me aleatët e PD-së: Agron Dukën  Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Vangjel Dulen e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)-së, Dashamir Shehun e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Nard Ndokën e Partisë Demokristiane (PDK).

Pas përfundimit të takimit, Shehi në një dalje për mediat tha se presidenti po përgatit një dekret të ri për datën e zgjedhjeve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *