• |
ide | kryesore

Kroos cinik me CR7: “Lamtumira e Cristiano Ronaldo i bëri të gjithë të lumtur”

Sport



Sezoni i fundit tek Real Madrid nuk ishte shumë ekzaltues për Toni Kroos, që u përfshi në konfuzion taktik pas largimit të Cristiano Ronaldo nga Bernabeu, duke kaluar në ndryshime modulesh sipas kërkesave të teknikëve që u ulën në pankinë. “Do të ishte e cuditshme të mos ndjeje mungesën e një si CR7 në skuadër – ka komentuar mesfushori gjerman -, por transferimi i tij i bëri të lumtur të gjithë. Ai donte një eksperiencë të re dhe Real fitoi shumë para”.

Një lamtumirë e menduar që ishte kurorëzimi i një rrugëtimi, që në fund i ndau palët, por i la të gjithë të kënaqur: “Me golat e tij ka vendosur shumë ndeshje – ka kujtuar Kroos për Bild -, por lamtumira e tij i bëri të lumtur të gjitha palët për motive të ndryshme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *