• |
ide | kryesore

Partizani gjen bomberin…e kishte në shtëpi dhe është Çinari

F1, Sport



Eraldo Cinari në 22 prezenca në kampionatin e fundit ka shënuar 6 gola, 5 nga të cilat pikërisht në 6 javët e fundit. Po ti shtosh këtu edhe tre përfaqësimet në Kupën e Shqipërisë, të markuara me tre gola, mesatarja e shkodranit i afrohet shumë asaj që kërkohet nga një qendërsulmues. Gega provoi shumë, por vetëm në fund duket se pikasi emrin e duhur për rolin e finalizuesit. Shkodrani i talentuar, ka shpërthyer në javët e fundit të kampionatit të kaluar dhe po konfirmohet edhe në miqësoret e Partizanit në fazën përgatitore në Slloveni. I tij goli në miqësoren e humbur 2-1 kundër NS Mura, që provon se 5 golat e realizuar në gjashtë javët e fundit të Superiores, mund të jenë indikacioni i duhur për një sulmues të rigjetur.

Një kampionat të tërë, atë të kaluar, në të cilin u shpall kampion, Partizani është vënë në kërkim të një sulmuesi, të aftë të garantojë efikasitet para portës, e të bëhet qendërsulmuesi i munguar në organikën e të kuqve. Edhe në janar u hodhën sytë drejt emrave të ndryshëm, për të mbushur handikapin e shfaqur nga Bardhi e Hebaj, ku askush nuk bëri dot rolin, por ndoshta bomberin e ardhshëm të kuqtë e kishin në shtëpi dhe e gjetën vetëm në fund të kampionatit të kaluar. Tani Lerda e ka të qartë e drejtuesit e klubit gjithashtu, me këtë ritëm të 8 ndeshjeve të fundit, Cinari ka një mesatare prej 1.14 golash e për 22 vjecarin, Qarabag, në përplasjen e parë të Champions, mund të jetë guri i provës…



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *