• |
ide | kryesore

Vlorë/ Sekuestrohen 1.5 mln euro pasuri, dyshimet e para për pastrim parash

Lajme



Policia e Vlorës ka sekuestruar pasditen e sotme një sërë pronash që arrijnë vlerën e e 1.5 milionë eurove. Sipas informacionit të bërë të ditur nga njoftimi për shtyp, janë sekuestruar gjithsej 5 apartamente banimi, 1 vilë trekatëshe, 1 mjet lundrimi (anije peshkimi) dhe 4 automjete.

Këto sekuestrime pasurore u kryen në kuadër të procedimit penal pro-aktiv të vitit 2018 ndaj shtetasit me iniciale M.M., person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *