• |
ide | kryesore

Tradita: është një Totti që nuk largohet nga Roma

Sport



Dinastia Totti në Trigoria do të shkojë përpara. Pavarësisht divorcit me polemika të babait Francesco, i biri Cristian do të vazhdojë të luajë në ekipet e moshave të Romës, sipas asaj që bën të ditur La Repubblica. I datëlindjes 2005, fillimisht sulmues e tani ëinger, Totti Jr është përfshirë në listën e skuadrës Under 15 për sezonin e ardhshëm e mund të vazhdojë kështu rritjen e tij personale.

Në verën e lamtumirës së madhe, ka një Totti që nuk largohet nga Roma. Për Cristian, djalin e parë të Totti, të gjithë flasin mirë: kokëulur, i lidhur me shokët, altruist, gjithnjë gati për tu sfiduar, madje në shtator u dallua për një veprim fair play, duke evituar të shënonte për ti shkuar në ndihmë portierit. E nëse kalimi i viteve nuk i ka ndikuar karakterin, i ka modifikuar rolin. Nga sulmues, si Francesco, Cristian është transformuar në një ëinger.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *