• |
ide | kryesore

Zbardhet vendimi i Kolegjit: Dekreti i Metës për 30 qershorin është i pavlefshëm

Lajme, Të fundit



Kolegji Zgjedhor ka zbardhur argumentet mbi të cilat hodhi poshtë kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar, për t’u çregjistruar nga gara elektorale, duke lënë në fuqi 30 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Në vendimin e Kolegjit shkruhet shprehimisht se dekreti i dytë i Presidentit që shfuqizoi dekretin e datës 5 nëntor të vitit 2018, është një akt absolutisht i pavlefshëm, referuar kompetencave që kreu i shtetit ka për sa i përket caktimit të datës së zgjedhjeve, nën parashikimet që cakton Kodi Zgjedhor mbi afatet dhe periudhën zgjedhore. Për këtë arsye, Kolegji vëren se në mungesë të një kompetence të shprehur me ligj, çdo kompetencë tjetër bie ndesh me Kushtetutën.

Bazuar në qëndrimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas Kolegjit dekretimi duhet bërë jo më vonë se nëntë muaj, pasi përtej kësaj periudhe kohore presidenti ka kompetencë të kufizuar. Në vijim të argumentimit të vendimit, Kolegji konsideron se përmes anulimit të datës së zgjedhjeve, presidenti ka marrë kompetencat e Kuvendit.

Në përmbyllje, gjyqtarët e Kolegjit arsyetojnë se me anulimin e datës se zgjedhjeve, shtetasve shqiptarë iu mohohet e drejta e votës bazuar në praktikat e Komisionit të Venecias, por edhe mbi parimet bazë të trashëgimisë elektorale evropiane.



7 Comments

  1. Nje parti me nje kryetar dhe antare familjen e kryrtarit qe kerkon te crregjistrohet nga zgjedhjet, i mohohet kho e drejte me pretendimin se dekreti i presidentit eshte nul.bShkeljet e kryera nga kolegji. Se pari i ka hequr partise se unitetit familjar te drejten per te mos qene pjese e gares. Se dyti, shqyrton nje dekret qe nuk eshte kompetence e saj por e gjykates kushtetuese, pra merr kompetencat qe nuk i takojne. Se treti, gjykata shprehet per dicka qe nuk eshte kerkuar, familja e idajetit, si parti qe mbart peshen e kombit mbi shpatulla, ka kerkuar te mos ta mbaje kete peshe se po i shtyp shpatullat e tyre te forta, gjykata i thote: Jo, ti duhet te marresh pergjegjesite qe “nuk i do” dhe te behesh pjrse e zgjedhjeve sepse presidenti e k a gabim. Se cfare hyn diskutimi i dekretit presidencial ne kete rast, vetem avokati madh qe nuk mbahet mend se ka marre pjese ne ndonje proces, pra Ngjela dhe asistenti i tij, kryetar i puf mund ta dine. Por deshira qe ky vend re shkoje ne lufte, nuk iu mungon disave, jo per gje, por nga lufta edhe mund te shpetojne, nga paqja nuk mund t’i shpetojne shejtanit qe i kane shitur shpirtin

  2. Drejtesia e ketij vendi duhet djegur me napalm. Duhen futur ne burg pa dallim cdo officer gjyqsor e deri te Klement Zguri. Pastaj cdo politikan nga 1993 e ne vazhdim. Cdo drejtor ndermarrje nga 1991 e deri me sot. Ata qe ngelen ti drejtoje nje qeveri nordike ( daneze, suedeze, norvegjeze)per 25 vjet. Pastaj tu jepet e drejta e votes shqiptareve we sot nuk e meritojne

  3. Prisja që Kolegji zgjedhor që ka marë tagrin e Gjykatës kushtetuese, ta motivojë vendimin e tij bazuar në ndonjë nen të Kodit zgjedhor, sepse në kushtetutë të drejtën e caktimit të datës së zgjedhjeve e ka presidenti.
    Prisja që ky Kolegj, të na thoshte sarsyet se përse nuk ja plotsoi dëshirën partisë së madhe të lavdishme të Idajetit që kërkoi të çregjistrohet në këto zgjedhje.
    Asnjë nga këto.
    Kolegji Zgjedhor si një trupë juridike e një shkalle më të lartë se KQZ, e ka të drejtën që të ndalojë të marin pjesë në zgjedhje, të gjithë ata politikanë që kanë deklaruar me gojën e tyre se kanë bërë shkelje të kodit penal, me vjedhjen, blerjen e votave, bashkëpunimit të këtyre politikanëve për abuzime në zgjedhje me bandat kriminale mafioze, kërcënimin e votuesve për pushim nga puna, rrëmbimin me dhunë të kartave të identitetit të votuesve kundërshtarë politike, për të mos i lejuar të votojnë, pra probleme juridike të zgjedhjeve që lidhen edhe me kodin zgjedhor , edhe me kodin penal.
    Jo, jo. Asnjë prej këtyre.
    Gjithë merakun e paskej pasur ky kolegj, që tja mbushë mëndjen Idajetit që të marë pjesë në zgjedhje , se po të mos merte ai pjesë, këto zgjedhje do të ishin “të pa vlefshme” ?????????????????
    A ka shqiptarë e ndërkombëtarë nga më naivët që të mos ta ketë kuptuar dredhinë e trashë të Idajetit ?
    E çfarë roli do të luante në zgjedhje kjo partia familjare e Idajetit ?
    Po aq sa partia e Gjuzit.
    E shumta nga kësisoj partiçkash që në Shqipëri ja kalojnë edhe numurit të deputetëve në Kuvend, mund të marin nja dy-tre këshilltarë n bashkitë e qyteteve të vogla..
    Po jo.
    U zgjodh Idajet Beqiri një ish i burgosur, që të bëjë rolin e Gjykatës kushtetuese.
    Meqë nuk kemi Gjykatë kushtetuese, si do ta lemë partinë e Idajetit që të mos marë pjesë në zgjedhje ?
    U gjet zgjidhja.
    Më mirë të shkarkojmë presidentin, sesa Shqipëria të ngelet pa Idajetin në zgjedhje.
    Dhe cilin ?
    Një jurist “të shquar konstitucionalist” të kohës së qoftëlargut që ka kontribute të shquara në luftën kundër armiqve që kanë bërë agjitacion e propogandë kundër Partisë së punës.
    O Zot i madh !!!!
    E kush e kishte menduar që në vitin 2019, Shqipëria të degjeneronte sërish me drejtësinë komuniste.

  4. Nuk po them eshte i ligjshem dekreti apo jo, por me lind nje pyetje.
    Po sikur te ishim ne gjendje lufte apo katastrofe natyrore, a do te zhvilloeshin zgjedhjet, nese jo kush e ka kopetrncen per ti shtyre ato meqe sipas ktyre presidenti se paska?
    Me sa e kuptoj une pjesen juridike, nqs nuk eshte e shkruar askun qe dikush ka te drejte ti shtyj, ateher ne rast nevoje kjo e drejte i takon atij qe ka caktu daten.
    Eshte pun tjeter pastaj a ka bere mir apo keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *