• |
ide | kryesore

Ambasada britanike: Të hetohet shit-blerja e votës

Lajme, Të fundit

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë përmes një deklarate është shprehur se qytetarët kanë të drejtë të votojnë në mënyrë paqësore dhe të sigurt.

Më tutje kërkohet që të gjitha palët të mbështesin reformën në drejtësi si dhe të hetohen të gjitha akuzat për korrupsion dhe shit-blerje votash.

Njoftimi i Ambasadës së Britanisë së Madhe në Tiranë:

Mbretëria e Bashkuar beson se qytetarët kanë të drejtë të votojnë në mënyrë paqësore dhe të sigurt. Gjithkush që angazhohet të dielën më 30 qershor duhet të luajë rolin e tij në sigurimin e një mjedisi paqësor dhe të sigurt. Çdo formë nxitje e dhunës është e papranueshme. Ne mbështesim misionin ndërkombëtar të udhëhequr nga ODIHR për të monitoruar procesin e votimit.

Në protestën e fundit të mbajtur më 21 qershor 2019, ne pamë demonstrata paqësore që mbështetnin valën demokratike dhe ne nxisim dhe parime të njëjta që duhen ndjekur edhe më 30 qershor.

Ne u kërkojmë udhëheqësve politikë të përmbahen nga provokimet dhe retorika nxitëse. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjithë palëve që të angazhohen urgjentisht në dialog konstruktiv për t’i dhënë fund kësaj bllokade politike.

Vetëm nëpërmjet bisedimeve, Shqipëria mund të zgjidhë situatën aktuale politike dhe të përqendrohet në zhvillimin e një gjykate kushtetuese dhe të kryejë reformën zgjedhore, duke përfshirë rekomandimet e mëparshme të ODIHR-it.

Duke ecur përpara, ne presim që të gjitha palët të mbështesin reformën në drejtësi në vazhdim dhe të vijojnë të hetojnë të gjitha akuzat për korrupsion dhe veprat penale zgjedhore, duke përfshirë manipulimin e votave. Mbretëria e Bashkuar është e qartë se askush nuk është mbi ligjin.

6 Comments

  1. Kesaj i thone Te tallesh BYTHEN.Keta ndihmojne politikanet tane te papergjegjshem per te shkateruar kete popull dhe kete vend.Kuptohet ne shkembim te ndonje favori.

  2. Une mendoj qe qeveria eshte mbi ligjin dhe nuk e pjerdh fare.E c’i duhet?
    Kur vijne zgjedhje ju vene ne radhe si ato te fermes dhe ju mesojne ju te thoni ligji.
    Pastaj thoni Gjykata Kushtetuese do te behet.Deri atehere ligjin,,,ligjit,,,ligji,,,,ligjet…gjeneral Kocifosi eshte ligji

  3. Cfare po i ndodh Shqiperise? Ne asnje imagjinate nuk e mendonim se Europa dhe Amerika qe kishim enderruar per liri e demokraci do merrte ne mbrojtje kriminele e narkomane qe kane kapur shtetin dhe kane dale lakuriq ne syte e botes se hajdute me kollare e bandite vulgare. Harrojeni demokracine. Shqiperia e humbi perpjekjen per liri e demokraci.Gjeja eshte me e thjeshte dhe me tragjike. Shqiperia eshte brakisur si ne 1945-46 kur amerikanet e britaniket iken dhe e lane vendin ne duar bolshevikesh sllavo-serb duke e kthyer vendin ne banjo gjaku sic pati deklaruar ne ate kohe perfaqesuesi amerikan ne Shqiperi. Braktisja e sotme eshte me e rende se mbulohet me petk demokratik. E lane vendin ne dore te bandes sorosiane e mafioze. Shikoni kercenimin e ambasades ndaj opozites dhe asnje fjale ndaj bandes “mos e rruaj k…..” qe bejne kerdine me votat e qe drejton nje vend anetar te NATO-s. Nuk po flas per organizaten falso OSBE. Me kete braktisje te pabese edhe nje here, nuk ka Shkoder as krahine tjeter qe reziston. E pabesueshme por e vertete. Shihni si lumturohen me shume se kushdo me fjalet e ambasades amerikane banditet e droges, kriminelet, ish sigurimsat, bolsheviket, e llumi antishqiptar. Vidhen 40 milion euro per 2 km me dokumente te falsifikuara amerikane te nje sekretari shteti e asnje reagim amerikan. Digjet nje kanate dritareje ne Shkoder e bucet nenpunsja pa vlere e rruges se Elbasanit. Nderkohe Raporti i Departamentit te Shtetit e rendit qeverine tone si vend te droges e krimit. Prandaj vrasja e shpreses na vjen pikerisht nga ky skenar dhe vendi po shkon drejt fazes se fundit te braktisjes. E keqja ka triumfuar me ndihmen e perendimit.

  4. Sa shkelin ne kete toke te gjithe shqiptarizohen. Qofte birra leke motele dhe ikin si qelbsa. Me xhepa plot. Legena. Ku i mbledh kjo toke gjithe shejtanerit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu