• |
ide | kryesore

Bylis sfidon Skënderbeun për Enea Koliçin

Sport



Për Enea Koliçin u duk një punë e kryer në Korcë, por për portierin e Flamurtarit asgjë nuk është e mbyllur. Numri 1 i portës vlonjate ka marrë propozimin e mallakastriotëve, duke e vënë tashmë në dilemë. Presidenti i Bylis, Besnik Kapllanaj, ka saktësuar se “për Kolicin jemi në garë po aq sa Skënderbeu, në mos më shumë”. Një tregues i qartë se një prej portierëve më të spikatur të Superiores mund të transferohet në Ballsh.

Sipas asaj që bëjnë të ditur në klub, presidenti Besnik Kapllanaj ka ndërmend të realizojë një ndërthurje mes eksperiencës e të rinjve, e për momentin është fokusuar në dy fronte, në atë të portierit, e gjithashtu për një sulmues. Afrika është tregu i preferuar për menaxherët e klubit mallakastriot, që edhe pse nuk bëjnë ende të ditur emrin, kanë saktësuar se bëhet fjalë për një lojtar që luan me kombëtaren e vendit të tij.

Lëviz pa zhurmë, por shumë shpesh në mënyrë efikase: një shembull ui mirë për raoportin rezultat biznes është ai i Bylis, të rikthyer përsëri në Superiore, por me idenë e qartë për të qendruar. Në Ballsh e kujtojnë fare mirë kohën, kur transferonin lojtarë që më pas u bënë të rëndësishëm në kampionat dhe traditën nuk duan ta humbasin, në asnjë mënyrë. Në këtë këndvështrim është vënë edhe firma në kontratë me Eridon Gjerdakun, golashënuesi më i mirë i moshave të Vllaznisë.

Mallakastriotët i kushtojnë gjithë rëndësi talenteve, sidomos kur bëhet fjalë për mosha të reja, me predispozitën për të parë në plan të parë biznesin, me lojtarë nga ata që sjellin plusvalenca. Një grupi premtues, që Bylis e ruajti pothuaj të plotë, e që në Kategorinë e Parë bëri diferencën, drejtuesit e klubit i kanë shtuar gjithashtu deri tani, Edison Ndrecën të marrë nga Kastrioti, apo Donald Mëllugjën, i ardhur nga rivalët e Besës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *