• |
ide | kryesore

Cardi B publikon klipin me skena të nxehta (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Problemet me drejtësinë për Cardi B vazhdojnë. 2 ditë më parë, ajo u paraqit në gjykatë për 14 akuzat që rëndojnë mbi të. Por duket se për reperen, ky nuk është aspak shqetësim.

Ditën e sotme, Cardi ka publikuar videoklipin e këngës së re “Press”, i cili ka plot skena +18, duke nisur që nga skena e seksit treshe, që papritmas vazhdon me reperen që nxjerr armën.

Jora Frantzis është regjisori i klipit, që shfaq Cardin që kalon nëpër të gjithë fazat e gjyqit: nga dhoma e marrjes në pyetje, rruga për në gjykatë e deri në momentin që ajo shfaqet përpara gjyqtarëve. Dritat fiken dhe kaosi fillon, dëshmitarët shfaqen të vdekur dhe Cardi B përfundon në burg, ku dhe aty mbyt shoqen e qelisë. (Me siguri, nëse këngëtarja përfundon në burg, askush nuk do dojë ta ketë shoqe qelie pas këtij videoklipi.)

https://www.youtube.com/watch?v=cJc7xWJbwJw



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *