• |
ide | kryesore

Çfarë sulmi! Dugarry quan de Ligt mercenar: “Më vjen të vjell”

Sport



Mungon vetëm zyrtarizimi për kalimin e Matthijs de Ligt nga Ajax tek Juventus, por vendimi i marrë nga mbrojtësi hollandez ka nervozuar më shumë edhe se Barcelonën e PSG (të refuzuara), ish-sulmuesin e Milan Christophe Dugarry. “Ku kanë përfunduar zgjedhjet sportive? Janë Barcellona, Psg e Juventus. duhet të jemi të qartë, zgjedhja sportive është Barcellona. E ai nuk e merr – ka thënë francezi për ‘RMC Radio’ -. Kështu që është vetëm një zgjedhje ekonomike. Shko ku të duash me mendtë që ke. Ky është imazhi që do të japësh… Më vjen për të vjellë. De Ligt është një lojtar i shkëlqyer, shumë i zoti, por me këtë mentalitet nuk do të zgjasë. Nuk është e mundur”.

Ish-sulmuesi kampion bote me Francën në 1998 e tani komentator sportiv konteston zgjedhjen e 19 vjecarit hollandez, duke e sulmuar se ka preferuar paratë (kontratë 5 vjecare me 12 milionë në sezon) përpara projektit sportiv. “Përgëzime presidentit (Nasser Al-Khelaifi), komplimenta Leonardos, komplimente drejtuesve. Mjaft me këtë cirkun që kërkojmë të bindim me cdo kusht lojtarët, jam i lodhur me këtë futbollin e ri – ka shtuar Dugarry -. De Ligt nuk ka nisur ende të impenjohet për projektin dhe mendon për klauzolën e zgjidhjes. Cfarë të shkon nëpër mendje? Je 19 vjec. 12, 13, 14, 15 apo 20 milionë në sezon? Në një fare pikë, ku është diferenca? Do kesh një makinë më shumë, një shtëpi me 50 metra katror më shumë, një jaht 10 metra më të madhe…”.



1 Comment

  1. Na rrufsh bolet o francez kurve! Ndenje 1 vit te Barça , 7 here te futen gjithe vitin, asnje gol kuptohet, dhe re ne dashni me Barçen ti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *