• |
ide | kryesore

“Daily Mail”: BBC ka censuruar fyerjen e Boris Johnson ndaj francezëve

Planet



Në rrethanat kur po afrohemi drejt fundit të garës për marrjen e drejtimit të Partisë Konservatore dhe të postit të kryeministrit të Britanisë, kanë nisur sulmet ndaj njërit prej dy kandidatëve të mbeturt, Boris Johnson-it. Sipas tabloidik britanik, “Daily Mail”, në kohën kur Johnson shërbente si ministër i Punëve të Jashtme, ka artikuluar një ofendim kundrejt francezëve, frazë që është censuruar nga një dokumentar i vitit të kaluar të rrjetit prestigjioz, BBC, me kërkesë të titullarit të Ministrisë.

“Sipas Daily Mail, ish-shefi i diplomacisë deklaroi se francezët po sillen si idiotë në lidhje me Brexit, një koment që duhej të shfaqej në një dokumentar të BBC-së, por Ministria e Jashtme kërkoi që kjo frazë të pritej në montazh, me dyshimin se do të kishte pasoja në marrëdhëniet mes dy shteteve”, konfirmon e përditshmja. Johnson, i cili u largua nga qeveria në korrik të 2018-s pas mosmarrëveshjeve për strategjinë e zgjedhur nga kryeministrja Theresa May, në negocim me Brukselin për procedurat e çanëtarësimit të vendit nga Bashkimi Evropian, po përpiqet të marrë në duar frerët e politikës britanike.

Johnson paraqitet favorit përballë pretendentit tjetër, shefit aktual të diplomacisë, Jeremy Hunt, për shkak të popullaritetit në mesin e aktivistëve të bazës së partisë së tij.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *