• |
ide | kryesore

Egjipti dëgjon Salah dhe fal Warda pas akuzave për ngacmime

Sport



Në fund, Mohamed Salah ka arritur të dëgjohet dhe të bindë Egjiptin të falë Amr Warda. Sulmuesi i Paok, është rifutur në skuadrën e kombëtares egjiptiane, e impenjuar në Kupën e Afrikës, pasi u nxorr jashtë saj për një çështje të turpshme për ngacmim seksual.

Warda, 25 vjeç, i kishte dërguar mesazh me sfond seksual modeles Merhan Keller, e cila kishte vendosur ta publikonte atë në rrjetet sociale. Asaj iu bashkuan edhe gra të tjera, si Giovanna Val, që postoi gjithçka në Tëitter. Një sjellje që shkaktoi tërbimin e drejtuesve të Federatës Egjiptiane të Futbollit, e cila përmes një komunikate për shtyp lajmëroi se kishte dëbuar Amr Warda “pas konsultimit me stafin teknik dhe administrativ, me qëllim ruajtjen e disiplinës dhe përqendrimit të ekipit”.

Por ndërhyrja e Momo Salah duket të ketë qenë vendimtare: “Gratë duhet të trajtohen me respektin maksimal. Jo do të thotë jo. Këto gjëra janë dhe duhet të mbeten të shenjta – shkruan ylli i Liverpool -. Unë gjithashtu besoj se ata që bëjnë gabime mund të ndryshojnë për mirë dhe nuk duhet të dërgohen direkt në gijotinë, e cila është rruga më e shkurtër”. Edhe mbrojtësi i Aston Villa dhe kapiteni i Egjiptit, Ahmed Elmohamady, tregoi solidaritet ndaj shokut të tij duke formuar me gishta numrin 22 pas golit që shënoi ndaj Kongos: 22 është numri i fanellës së Warda.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *