• |
ide | kryesore

Gjykata Kushtetuese mbetet në ajër, e mban peng…

Lajme, Të fundit



Brenda muajit korrik, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përfundon verifikimin e të gjithë kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe inspektorë të lartë të drejtësisë.

Ardian Dvorani, kryetar i KED sqaroi se ky proces nuk mund të quhet i përfunduar nëse kandidatët nuk kalojnë procesin e Vettingut, duke mos dhënë një datë se kur Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale.

“Në ditët e ardhshme, Këshilli do të marrë vendimet përkatëse në lidhje me 23 kandidatët. Lejimin ose ndalimin e kandidimit për ta. Ajo që e mban Këshillin për të mos e përfunduar këtë procedurë është që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duhet të përfundojë shqyrtimin e dy rasteve që janë dy kandidatë për gjyqtarë”, thotë Dvorani, citon Tv Klan.

Gjykata më e rëndësishme e vendit është vetëm më një anëtar dhe nuk mund të shqyrtojë çështje, pasi pjesa më e madhe e gjyqtarëve u shkarkuan nga Vettingut. Aktualisht në Gjykatë presin të shqyrtohen rreth 80 dosje dhe numri pritet të rritet.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *