• |
ide | kryesore

“I dashur Edi, reflekto!”, Rama i përgjigjet Metës: Letër dashurie me kod, 30 qershorin nuk e luan as topi

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama teksa vijon takimet elektorale në këtë ditë të fundit të fushatës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, i është përgjigjur letrës publike të publikuar mbrëmjen e djeshme nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili i bënte thirrje për të reflektuar. Rama u shpreh se 30 qershorin “nuk ka asnjë shans ta lëvizë askush”, dhe se letra e Metës u nis pasi u dogjën Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhoor (KZAZ) në Vaun e Dejës.

Ua kam thënë që ditën e parë, kur edhe shumëkush ndër ne mendonte se ishte i pamundur është të dielën dhe nuk e luan as topi, jo më ta luajë filxhani ku Monika ka zhytur tërë opozitën e jo më ta luajë dekret pas dekrtet i Baba Xhikës që më kishte cuar një letër mbrëmë, një letër dashurie, që cuditërisht e coi pasi u dogj KZAZ në Vuan e Dejës, dashuri me kod, reflekto Edi se e shikon ça po ndodh.”- tha Rama në ligjëratën që mbajti nga takimi elektoral në Himarë.

Rama komentoi sërish dekretin e 13 tetorit si një datë të re për zgjedhjet vendore, duke thënë se këto janë grahmat e fundit të një revolucioni imagjinar. “Haxhi Qametaj s’di se çfarë bën me dekretet e tij, s’di çfarë vulos. Janë vulat e panikut, e dëshpërimit dhe të grahmave të fundit të një revolucioni imagjinar që nga dje e ka selinë në Presidencë.”- tha kreu i qeverisë.

 

6 Comments

  1. Fushata e vitit 2017, u dominua nga termat “tepsi, kazan, kusi” dhe u pa se cfare perfituam nga ato zgjedhje. Fushata aktuale, gjithmone nese mund te quhet fushate kjo ku ne takime elektorale shkohet me aq police sa mund te besh miting edhe ne Beograd, po dominohet nga filxhani. Mos valle mbaroi tepsia dhe tani ka mbetur vetem filxhani?

  2. I ka bo keta politikanet e vjeter rama me fol me vete. Mire ata po shikoni si do flasin me vete dhe militantet… 1.2.3 filloni.

  3. Je kryeminister qe ke pergjesi te organizosh zgjedhjet ne 13 Tetor. Do ma hash karin per cdo veprim tjeter te jashtligjshem! Bej sondazh ne daten 30 sa bythqira ke me vete

  4. Bavo Rama per vendosmerine e mbrojtjes se kushtetutes,por kujdes se bishat kur jane te plagosura jane me te rrezikshme,keshtu jane edhe keta tani,jane ne gerhamat e fundit dhe bashke me veten e tyre duan te marrin me vete edhe Shqiperine,por nuk do tia dalin jam i sigurte….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu