• |
ide | kryesore

Jonida dhe Bora kapen MAT me vëllezërit binjakë (FOTO)

Paparazzi, Slider



Pavarësisht lajmeve që qarkullojnë prej ditësh dy protagonistët nuk reaguan. Së fundmi Jonida ka dhënë një intervistë për revistën “Class” mbi eksperiencën e saj në Eurovizion. Një nga pyetjet drejtuar këngëtares ka qenë kjo:

Ç’koment ke për titujt rozë të kohëve të fundit, ka një “Romeo” në jetën tënde?

Jonida as nuk ka pohuar por as nuk ka mohuar asgjë. Përgjigja e saj ka qenë e qartë; nuk dëshiron që jeta e saj private të bëhet publike. “Jeta ime personale dua të mbetet e tillë, ndaj mund të shprehem se jam e qetë dhe e lumtur momentalisht.”,- është përgjigjur ajo. Nga ana tjetër edhe Bora Zemani është përfolur për një lidhje me binjakun e Romeos, Donaldin, por vetë moderatorja i ka mohuar këto zëra, madje ajo do të sjellë një projekt së bashku me vëllezërit. Ndërkohë që fansat aludojnë se Romeo e Jonida dhe Donaldi e Bora janë 2 çifte, që të katërt janë parë në publik fill pas pohimit të Jonida Maliqit për revista “Class”, se ndihej e lumtur momentalisht.

Ata janë fotografuar së fundmi nga “Pamfleti” në një nga restorantet e kryeqytetit teksa drekonin bashkë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *