• |
ide | kryesore

Kohë lamtumirash: Balzaretti emocionon Romën me letrën e hapur…

Sport



“Mirupafshim Roma, tani kam një nyje në fyt. Mes emocioneve të papërshkruara, tani po kaloj një ndenjë trishtimi dhe mallëngjimi, sepse përfundon këtu aventura ime në klubin që e kam dashur dhe që e dua fort, që nga dita e parë në të cilën kam veshur fanellën verdhekuqe. E kam zgjedhur, sepse Roma është pasion, Roma është një sfidë, Roma të bën të ndjehesh njeri. Sepse Roma është unike. Pas shtatë vjetësh, dua t’i them faleminderit njerëzve të Romës për mënyrën se si më ka pritur mua dhe familjen time, tifozëve tanë që kanë ditur të më mbështesin si futbollist së pari dhe si drejtues më pas, por mbi të gjitha si person i dashuruar me skuadrën e tij. Edhe kush nuk është roman mund ta përfaqësojë Romën: kam lindur në Torino, por jam ndjerë roman dhe romanist në thellësi. Na lidh një moment magjik, një gol magjik, një ecje magjike dhe ai lot magjik: ishin lotët e të gjithë Romës verdhekuqe dhe gjëja më e bukur është të dish që në atë moment ishin të gjithë një gjë e vetme. Dua të falënderoj çdo shok timin të skuadrës. Në Romë kam kaluar një pjesë të mirë të karrierës si futbollist, falë çdo trajneri me të cilin kam punuar në këto shtatë vite: që nga Zeman e deri te Claudio, faleminderit të gjithëve. Faleminderit të gjithë personave që kam takuar në rrugëtimin tim në Trigoria: personave që punojnë në Qendrën Sportive dhe që e bëjnë special këtë vend. Nëse jam ndjerë si në shtëpi që në momentin e parë, është dhe merita e juaj. Një falënderim i veçantë shkon për cdo djalosh tonin që kam ndjekur në këto katër vjet: ju dua shumë, shpresoj që të paktën një këshillë, një fjalë e imja, të ketë mbetur brenda dhe ta merrni me vete në rrugën tuaj të gjatë. Unë për ju do të jem gjithmonë. Duke parë djemtë që ishin protagonistë në Romën tonë – apo edhe në kampionat të rëndësishme në Itali dhe jashtë – më bën krenar për ju dhe për ecjen e bërë së bashku. Në çdo gol, në çdo vrapim, në çdo lodhje, në çdo zhgënjim, për çdo gëzim: unë jam me ju. Një falënderim edhe për të gjitha klubet dhe menaxherët e këtyre djemve me të cilët kemi bashkëpunuar: faleminderit për profesionalizmin tuaj, gatishmërinë, bashkëpunimin dhe besimin reciprok. Faleminderit të gjithë personave që më kanë formuar dhe më kanë bërë të rritem profesionalisht, për më tepër që më kanë dhënë përgjegjësi të rëndësishme. Së bashku kemi arritur rezultate historike dhe të paharrueshme: mendoj për kampionatin e humbur me trajnerin Garcia, për rekordet e pikëve me Spalletti, mbi të gjitha për natën në të cilën kemi arritur të shkojmë në gjysmëfinalet e Champions League dhe në mënyrë të pashmangshme më vijnë në mendje drejtuesit që kanë shënuar këtë ecje. Mendoj për Mauron, Guidon, Valterin, Ricky dhe Monchin, drejtorët me të cilët kam punuar. Një falënderim special Françesko Vallone dhe Massimo Tarantino: sa udhëtime, sa zgjime në pesë të mëngjesit, sa shkallë, sa ditë duke folur për futbollin, për të krijuar një strukturë, për të kërkuar të përmirësohet dhe të çohet ky klub gjithnjë e më lart, gjithnjë me krenari dhe pasion që karakterizojnë njerëzit e mëdhenj, që në fakt jeni. Faleminderit të gjithëve me zemër. Më vjen keq që nuk kam arritur t’iu përshëndes personalisht. Do të doja ta mbyllja me një falënderim special: Presidentit tim i them faleminderit që më ke trajtuar si një djalë, kur pubalgjia më kishte kapur dhe nuk donte të më lëshonte më. Faleminderit që nuk më keni braktisur kurrë. Nuk e di ende se ku do të më çojë e ardhmja, do ta vlerësoj me familjen time të mrekullueshme, atë që është më e mira për to dhe pastaj edhe për mua: ata vijnë dhe do të vijnë gjithmonë para të gjithave. Një gjë është e sigurtë: do të më mungoni të gjithë, për më tepër më mungoni që tani. Faleminderit Roma, ndoshta një ditë do të rishihemi. Federiko…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *