• |
ide | kryesore

Lady dhe Bradley, sërish bashkë në film

Paparazzi, Slider

Pas suksesit të “A Star is Born”, ku Bradley Cooper dhe Lady Gaga, shkëlqyen aq shumë si një çift i një dashurie sa të madhe aq edhe jo funksionale, sa bënë që aktori të ndahej nga partnerja e tij, Irina Shayk, duket se ata të dy mund të punojnë sërish bashkë për  një tjetër projekt kinematografik.

 

Por bëhet fjalë për një lloj tjetër filmi, shumë ndryshe nga ‘A Star is Born”. Burime pranë Marvel Comics, bëjnë me dije se Gaga është duke u konsideruar për t’ju bashkuar universit të famshëm të superheronjëve dhe sagës ‘Guardians of the Galaxy”, ku Cooper luan rolin e rakunit Rocket.

Sipas fjalëve që qarkullojnë, artistes së “Bad Romance”, mund ti besohet roli i Lylla, një personazh me të cilën Rocket bie në dashuri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu