• |
ide | kryesore

Lëkundet sërish Korça, regjistrohen goditje të tjera tërmeti

Lajme



Të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar në zonën e Korçës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), lëkundja e parë ka patur një magnitudë 3.6 të shkallës Rihter dhe është ndjerë pasdrekën e sotme rreth orës 14:44, 4 km në lindje të fshatit Nikolicë.

Ndërsa, lëkundja e dytë me magnitudë 3.9, është shënuar në orën 16:36, 14 km në jug të Korçës.

Nga tërmetet e fuqishme të muajit të fundit, Emergjencat Civile njoftonin se 100 shtëpi, nga të cilat 50 të vjetra dhe të pabanuara, janë dëmtuar. Fshatrat më të prekur në bilancin e dëmeve, rezultojnë Floqi, Dvoran, Qafëzezë dhe Vidohovë.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *