• |
ide | kryesore

Mediat greke: 17-vjeçari dëbohet pasi bën simbolin e shqiponjës

Lajme



Mediat greke shkruajnë se një djalë 17 vjeç nga Shqipëria ka bërë simbolin e shqiponjës, dhe pas kësaj është dëbuar nga shteti grek.

Ngjarja ka ndodhur në portin e Gaios në Paxos. 17-vjeçari pasi ka realizuar fotografinë, e ka postuar në rrjetet sociale.

Sipas informacioneve, i riu shqiptar është arrestuar nën akuzën e fyerjes të simboleve kombëtare. Ai gjithashtu u gjet se ka kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.

I mituri u dërgua në Prokurorinë e Korfuzit, e cila mori vendimin për dëbimin e tij. Mediat helene shkruajnë po ashtu se hetimet për rastin vazhdojnë, nëse iu riu shqiptar ka ndonjë lidhje me grupe nacionaliste në Shqipëri.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *