• |
ide | kryesore

Meta nxjerr videon e votimeve në komunizëm: Mos u konfrontoni, data kushtetuese e zgjedhjeve është 13 tetori

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar pas refuzimit të kryeminsitrit Edi Rama për t’u tërhequr nga 30 qershori, datë që është çdekretuar nga kreu i shtetit, i cili vendosi shtyrjen e zgjedhjeve vendore në datë 13 tetor.

Në një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Meta shkruan se data kushtetuese e zgjedhjeve është 13 tetori, teksa apelon për respektimin e bashkëqytetarëve që kanë zgjedhur të votojnë. Presidenti thekson se konfrontimi dhe dhuna nuk i shërbejnë vendit dhe të ardhmes së tij evropiane.

Ndërsa, bashkangjitur me postimin, Meta ka zgjedhur të ndajë një video nga votimet gjatë regjimit komunist, duke i ftuar qytetarët për t’u  “çtensionuar sadopak në prag të kësaj fundjave interesante.

Mesazhi i Metës

Mirëdita të dashur qytetarë!

Nga dje, data kushtetuese e zgjedhjeve vendore është 13 tetor 2019.

Situata është e qartë dhe e padiskutueshme nga ana ligjore dhe kushtetuese.

Gjithsesi kryeministri po insiston për të shkuar në votime socialiste në datën 30 qershor 2019.

Ju këshilloj ta merrni atë me qetësi e mençuri, dhe të mos bini pre e provokimeve, sepse ato u shërbejnë vetëm atyre që duan të legjitimojnë kapjen totale të shtetit dhe instalimin e një regjimi njëpartiak.

Të dashur qytetarë,

T’i respektojmë dhe të mos konfrontohemi me të gjithë ata bashkëqytetarë që do të shkojnë në këto votime socialiste.

Konfrontimi dhe dhuna nuk i shërben Shqipërisë dhe së ardhmes së saj europiane, dhe sidomos bashkëjetesës sonë qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo komunitet dhe në të gjithë shoqërinë tonë.

Mos u nervozoni nga provokimet që do t’ju bëhen për t’ju çuar drejt dhunës.

Ndoshta e teproj, por për t’i shijuar tamam votimet socialiste dhe për t’ju rikthyer qoftë dhe për 1 ditë asaj periudhë 45-vjeçare, shoqërojini me dajre e daulle si njëherë e një kohë.

Ata vetë do votojnë, vetë do t’i numërojnë.

Të gjithë shqiptarët së bashku, në mënyrë demokratike, të fshehtë, të lirë dhe të ndershme do të zgjedhin vetëm në 13 tetor 2019.

Ndaj ju ftoj të ndiqni dhe këtë video për t’u çtensionuar sadopak në prag të kësaj fundjave interesante.

 

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/360084044694314/?v=360084044694314



12 Comments

  1. Kush po konfrontohet??? Deri tani nuk kam pare dhe degjuar te jen kapur me njeri tjetrin simpatizantet. Pervecse militantet e nje krahu me policin.
    Ky sikur po na e thot me spond, qe ta bejm perplasjen me njeri tjetrin. Dridhe like dridhe. Po budallenj nuk ka sot. Ka vetem hallexhinj.

  2. Nuk do te dalin nga darjet e klarinetat te dielen, por nga telefonatat kercenuese. E pame ne Diber sesi funksionon. Ne kohen e pare kercenimi paska qene me hare dhe dashuri. Prap kercenim eshte, se e dime cfare te ndodhte po mos i bashkoheshe “koncertit”.
    Te dielen do te jete :” Po nuk dole ne votim, shko ne pidh te sateme. Te henen mos te te shoh me ne pune!”

  3. KOT E E LIKE LEVIZJET E TUA JANE GABIM PARA 4-5 VITESH TANI AI RAMA MASKARAJ TY TE NJEH NE RRENJE MONIKEN BASHEN KA PAK PROBLEM ME TE MADHIN BERISH POR PO PLAKET JU AI JU JEP PERSHESH KEQ PER JU POR ME KEQM PER POPULLIN PO JU MIRE E KENI PAS GJITHE KETYRE GJE I BETE BASHKE ME RAMEN KANABIZIMIN E SHQIPERIS QE RRIJE SIC RRIN PANDI SOT TANI VENDIN E KENI NE BURG AI RAMA NE FAKTE DUHEJ FUTUR I PARI PO JA QE ME DUKET QE RRESHQITI SI NGJAL DHE JU PO BINI NE RRJRTAT E RUSIT SERBIT E SHERBIMEVE ANTI SHQIPTARE POR FAJ ESHTE I JUAJ SE NUK I LUFTUAT ANTISHQIPTARET POR I PASURUAT DHE ATA TANI PUNOJNE NE SHERBIM TE TYRE GJOJA NE SHERBIM TE RAMES OJ E MJERA SHQIPERI KUSH TE QITI ME NKRYE NE HI…………………….

  4. Ik mor hajdut muti se po e perdor kushtetuten si leter higjienike,ty nuk te pjerth gruaj jote e jo me populli,pse nuk te erdhi Mona ne takim si kryetare e partise po erdhi Tit Vasili??!!Gjej nje avokat te mire se burgun e ke te sigurte….

  5. Na dalin e na teprojne hallet tona. Si keni bere 30 vjet si keni dash ne kete vend vazhdoni beni. Nuk ju pengon kush. Budallenjte u zgjuan me ne fund. Ose me te shumtit prej tyre.

  6. nje person serioz e i pergjegjshem nuk mund te bej karagjozin me rolin e institucionit qe posedon,per me teepr kur flitet per presidentin e vendit..mund te jesh i nje anshem,favorizon njeren pal,partin tende,por kurr nuk mund te behesh karagjoz e te zbresesh ne nivelin e batutave te rruges..tani imagjinoni te keni gruan e ketij debilit kryeministre..dikur me eshte dukur i zgjuar e pill seme po po tregon qe ne vetvete nivelin kulturor e ka zero..ate ligjor gjykojeni vet..presidenti ben batuta lagje..pupupu..e pabesushme..ishe mire me dekrete cdekretime..shperndarje parlamenti..aty te thonim aq di,po te degedisesh ne kete nivel….

  7. Pas sufllaqes qyl, kafja normalisht te duket e hidhur, or kar-mentues i siperm. Ne nje pike jam dakort me te gjithe, qe realisht nuk ka president, se po te kishte me urgjencen me te madhe qe te nesermen e dekretit duhet te nxirrte garden, te shkarkonte kryeministrin e qeverine, ti kallzonte ne prokurori “per tradheti dhe neperkembje te shtetit” ….. . Po realisht ky vend akoma nuk ka burra. Po ku ka ndodh ne ndonje vend sado i mire apo i keq presidenti ti diskutohet Dekreti? Imagjinoni te jemi ne kushte lufte, Presidenti jep urdher e kryeministri ja fut aheng, vendi digjet e dynjaja vriten. Per keta duhet ndertu nje “ALKATRAZ” dhe aty te lihen per gjithe jeten…..

  8. Kafe normale, nuk ka. Kafeja eshte nje stimulant, dhe te ty ka dhen efekte anesore. Ke harruar qe kemi nje republik parlamentare dhe presidenti eshte thjesht nje tellall. Tani ti pret nga tellalli te ngrej ushtrin dhe te shperndaj parlamentin dhe te arrestoj qeverin??? Mos e teproni me kafe. Se si e hidhur dhe normale kafe ngelet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *