• |
ide | kryesore

Milan përjashtohet nga Europa League 2019/2020: tani Kukësi mund të luajë me Torinon

Sport



Milan nuk do të marrë pjesë në Europa League 2019/2020. CAS ka publikuar në faqen e tij, Consent Aëard mes shoqërisë kuqezi e Uefa me të cilën është zyrtarizuar përjashtimi nga edicioni i ardhshëm i turneut kontinental. Nga komunikata, evidentohet si dy tre vjecarët e monitoruar nga Uefa – 2014/17 e 2015/18 – janë vendosur nën një sanksion të vetëm. Torino do të marrë vendin e kuqezinjve në Europa League.

CAS i Lozanës ka publikuar tekstin e akordit të arritur, përmes Consent Aëard, mes Milan e Uefa. Një akord që parashikon që vendimi i 20 nëntorit nga Dhoma Gjykuese, është anulluar, kështu si vendimi I dhënë nga Dhoma e Hetimeve në datën 19 prill 2019 e gjithnjë nën kujdesin e CAS. Këto do të zëvendësohen me sanksione të reja, ose më saktë përjashtimin e Milan nga kompeticionet europiane për 2019/2020 për motivin se nuk janë respektuar rregullat FFP gjatë periudhës 2015-17 e 2016-2018.

Duke qenë se është vendosur përjashtimi i shoqërisë kuqezi, Italia nuk humbet vend në Europa League e ardhshme. Roma kalon direct në fazën e grupeve ndërsa Torino e Mazzarri duhet të zbresë në fushë në fazën paraeleminatore në fund të korriku, ku mund të ketë përballë Kukësin, nëse Blutë kalojnë Debrecen në raundin e parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *