• |
ide | kryesore

Profil/ Kush është ambasadorja e re e SHBA-ve në Tiranë

Lajme, Të fundit



Ishte një ditë e ftohtë e shkurtit në vitin 2008 dhe ajo ishte ulur në sallën më të madhe të koncerteve në Korenë e Veriut, duke dëgjuar një shfaqje nga Filarmonia e Nju Jorkut – jo shumë larg vendit ku ka lindur në Korenë e Jugut.

Një zyrtare politike në Shërbimin e Jashtëm të SHBA, Yuri Kim nuk kishte asnjë arsye të dukshme për të shoqëruar orkestrën e njohur amerikane në vendin më të izoluar të botës, i cili do të ishte më i përshtatshëm për një oficer të diplomacisë publike. Por ishte pikërisht puna e saj në atë udhëtim të pashembullt.

Ajo ishte asistente e Christopher Hill, ndihmës sekretari i shtetit për çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit në atë kohë, i cili po udhëhiqte bisedimet e nivelit të lartë me Phenianin, me synim shpërbërjen e programit të armëve bërthamore.

Turneu i koncertit ishte një “karotë”, të cilën Uashingtoni shpresonte – ndonëse nuk e pranoi publikisht – se do të përmirësonte bashkëpunimin e Veriut në bisedimet e ashpra. Kim kishte negociuar me të vërtetë vizitën me qeverinë komuniste, duke udhëtuar në Phenian në dy raste të mëparshme me udhëheqjen e filarmonisë.

Ndihma për të zhvilluar programin dhe për të negociuar kushtet e vizitës- ishin dy pikat kryesore.

Një amerikane e natyralizuar që u zhvendos nga Koreja e Jugut në ishullin Guam (ishull në paqësor nën varësinë e SHBA) kur ishte 3 vjeç, Kim u bashkua me Shërbimin e Jashtëm më 1996.

Ajo zgjodhi të shkonte në Pekin në turneun e saj të parë, pasuar nga Tokio. Pastaj ajo u kthye në Uashington si oficere e nivelit të mesëm. Në atë kohë, diplomati më i lartë i SHBA ishte Colin Powell.

Pas kësaj detyre, Kim shkoi në Seul. Gjatë turneut të saj si shef i njësisë së brendshme politike të ambasadës, ajo u takua me dhjetëra liderë politikë dhe biznesi, gazetarë dhe akademikë.

Zonja Kim është anëtare në stafin e lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.

Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Zonja Kim ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad dhe Ankara.

Ajo mban gradën B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe Master of Philosophy nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo flet gjuhët koreane, kineze, japoneze dhe turke.

Për të ardhur përfundimisht si ambasadore në Shqipëri, ajo duhet të konfirmohet nga senati./panorama



12 Comments

  1. Sa ta fuse Rama ne linj dhe ket. Prisni pak

    Ti japi noi valixhe kur te filloje dhe kjo te beje fushate me saimir tahirin si Lu Peshkatari.

  2. Shqupistat qe tua mbush mendjen ambasdori. Duhet te ket tipare malsie. Mundesisht ti ngjaj sales. C na ka pjell me idiotat, kujtojn se po nuk pati tipare kaukaziane, nuk mund te perfaqesojn ameriken. Po nuk ua ka fajin zonja o njerz.
    Po injoranca jon, qe i shohim njerzit ndryshe, dhe kujtojm se ne jemi rrac me e mire dhe me e zgjuar. Por historia po na tregon te kunderten.

  3. sdo kalojne pak jave dhe do i pervihen zagaret e shqupit dhe kesaj sic iu pervune LU-se, Arvizu-se, Withers

  4. Robet e shtepis ti qifshin shqupistat dhe krejt veriu o biri i kara kurves e i kurvit o prostitut njeri o moter qir o degjenerat e kah hershme

  5. Po prisni mer derra nje here. Te vije, ta boje sefte dhe ku i dihet …. bo vaki i bo te gjithe me fol me vete. Po ne shqiptaret e kemi zakon na flet bytha para gojes….

  6. Mire se erdhe governatore ne Republiken tone te bananeve.
    Do shohesh qe hallet e amerikes do te duken therrime.
    Lideret boteror qe do gjesh ne tirane jane erudite.
    Do te kuptosh ne tirane zonje e dashur qe gjithcka ke bere deri me sot eshte asgje.
    Ti, (me fal perTi-ne) perpara taneve je askush se tanet zonje kane:
    doktoratura
    vila
    benza dhe audi
    kane nje bande personale (jo muzikore)
    nga nje televizion
    ….dhe nje kope te madhe delesh qe i quajn shqipatre.
    Ahhh se per pak harrova….kujdesen te gjithe per linjat zonje,
    se sipas piramides se realizimit te maslow
    jane ne fazen e parafundit ate te “stimes”
    Mire se erdhe dhe te na falesh per mjerimin, se ne e kemi fajin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *