• |
ide | kryesore

Sa duhet të prisni para se të shkoni me të në shtrat për herë të parë

F1, Stil



Kur është koha më e mirë për të filluar të bëni seks në lidhje? Përgjigja është më e komplikuar se ç’mendoni. Një nga arsyet se përse është e vështirë ta caktoni kohën më të mirë për të bërë seks në lidhje është sepse nuk ka shumë studime për këtë çështje. Megjithatë, ekspertët kanë 3 opsione për sa i përket periudhës që duhet të prisni për të bërë seks:

Opsioni 1: Pritni sa më shumë që mundeni

Në vitin 2010, Dean Busby, kishte kryer disa hulumtime të cilat kishin sugjeruar se aq më shumë që e vononi seksin në lidhje – veçanërisht nëse pritni deri në martesë – aq më e kënaqshme dhe stabile do të jetë lidhja juaj.

Opsioni 2: Pritni disa muaj

Hulumtues tjerë, thonë se duhet të prisni të paktën 3 muaj për të filluar të bëni seks.

Opsioni 3: Disa javë

Të dhëna tjera, duke u bazuar në përvojat e individëve, mjafton t’i shpenzoni 36 orë së bashku në total (pra disa javë) dhe jeni të gatshëm për të bërë seks. /Telegrafi/



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *