• |
ide | kryesore

SHBA, BE dhe OSBE, “shuplakë” qeverisë: Të hetohet manipulimi i zgjedhjeve

Kryesore, Lajme



Selitë e diplomacive më të mëdha diplomatike bënë deklarata të njëpasnjëshme këtë të premte për krizën politike në vend. E gjithë vëmendja u përqëndua në pjesën e deklaratave ku flitej për atë që do të ndodhë në 30 qërshor, por deklaratat patën edhe një pjesë të dytë e cila në përgjithësi u anashkalua. Aty flitej për përgjimet dhe denoncimet për blerte të votës.

Njëzëri faktori ndërkombëtar kërkoi hetim të menjëhershëm të këtyre denoncimeve të opozitës dhe gazetës gjeramen BILD për dosjet 339 dhe 184.

Në intervistën e sotme për Zërin e Amerikës, Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer u shpreh se “krimi elektoral meriton një hetim serioz”.

“Këto janë akuza serioze që duhet të hetohen. Ne do të mbështesim një hetim nga institucionet dhe autoritetet shqiptare, një hetim që është profesional, transparent, që të çon drejt një përfundimi. Këto janë akuza shumë serioze, që kërkojnë hetime serioze” – tha Palmer.

Në deklaratën e Ambasadës së Britanisë së Madhe thuhet se duhet të vijojnë hetimet për manipulim të votave.

“Duke ecur përpara, ne presim që të gjitha palët të mbështesin reformën në drejtësi në vazhdim dhe të vijojnë të hetojnë të gjitha akuzat për korrupsion dhe veprat penale zgjedhore, duke përfshirë manipulimin e votave. Mbretëria e Bashkuar është e qartë se askush nuk është mbi ligjin” – thuhet në deklaratën e Britanisë së Madhe.

Gjermania bën gjithashtu një tjetër thirrje për hetime të këtyre akuzave.

“Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjencitë e zbatimit të ligjit sipas legjislacionit në fuqi” – thotë ambasadorja gjermane.

Drejtuesit e OSBE-së bënë thirrje për vetëpërmbajtje maksimale në Shqipëri, por edhe aty kërkohet dënim për shkeljet në zgjedhje.

“Çdo shkelje ligjore e lidhur me zgjedhjet, përfshirë blerjen e votës, abuzimin me burimet publike dhe ushtrimin e presionit ndaj nëpunësit e sektorit publik sa u përket zgjedhjeve, duhet të ketë pasojat e duhura ligjore” – thuhet në deklaratën e OSBE-së.

Ndoshta për herë të parë vjen edhe kjo “shuplakë” për qeverinë e cila çështjen e përgjimeve e ka trajtuar si të dorës së dytë. ©LAPSI.al



18 Comments

  1. Ku i gjeti lapsi keto. Dhe i beri lajm kryesor. Ato ca tha palmer i nxier si lajme pa interes dhe asnjeher kryelajme.
    Lapsi si gjithmon e tregon veten dhe nuk zhgenjen asnjeher.

  2. Po kete e ka thene vete Rama, qe duhej te ishin hetuar dhe jo ti mbanin ne sirtare te SHQUPIT per shantazhe politike sic jane mesuar.

  3. Llalla neper Tirane eshte te tregoje pse I mbajti ne sirtar,dhe hajdar mataj aty eshte te tregoje pse nuk I zbardhi ne kohe

  4. Po po bjeri me kot.

    Keta nuk e rrujne.hic. si perhere i njejti refren…. po thone qe stabiliteti eshte kryesor . Po denut njeri me mire

    Ketu bandat dhe kriminelet jane bosat e vendit. Korrupsion masiv krim masiv. Abuzim masiv varferi tejskajshme. Shqiperia po iken. Keta thone qe boni zgjedhjet boni vetingun packa se deshtim skandalox. Dialog me hajdutin Rama me krimin Rama me policin qe fut mrwns opoziten dhe le jadhte banditet
    Me cin me bo dialog me ramem qe i ka bo te gjitha te zezat e sotme????

    Po vari me karin mu ne palmer kari se nuk e njeh kurrkysh vetem ata qe dun me bo pisliqe, e perdorin palmer karin si me wene Amerika. Palmeri nje cope zyrtar kari qe i ra rasti me mbulu shqiprine ne dash.
    Apo ate loqen boshkarin???? Kta vin me mbush valixhet te keqen.
    Rama osh bythqir njisoj si kta. Ua ka gjet ua mbush ne leke.

    Ca zgjedhjesh????
    Me bo gare me ke??? Ktu ti vjedhin votat ktu ti blejne, ktu ti ndryshojne rezultatet sy me sy. Haji mutin . Gare pa gare. Me cin me bo gare me leket me thase me cunat e krimit me policine qe duam arta artisten apo termet termet ia ke q… nonen ???

    Ca zgjedhjesh????

    Le ti marre Rama pa kundershtare.

    Zaten e ka me mire kshu pa kandidat fare te qifsha enver ho hen. Edhe se nuk i ka borxh nices frrokut doshit lales e vari karin me soj e sorrollop bastardesh me emra kriminelesh sr jan bo shume sa sia del dot tu i shkru.

    Zgjedhje kari
    Dialog kari

    Legena e bythqira nderkombetare dhe pisa bastarde shqiptare qe i boni pjese te politikes hale qe kemi.

  5. Duhet ta kuptoni qe po lejohet qeveria te beje votime. Votimet mund te njihrn ose jo kjo me sa duket mvaret nga cmimi qe duhet paguar per keto votime. Nese do denohen personat e akuzuar, atehere edhe mund te njihen votimet dhe qeveria e re, se shume emra do te ikin si nga qeveria ashtu edhe nga Kuvendi, mumd te vazhdoje punen normalisht. Problemi eshte se po te dorezohen ata njerez para drejtesise, ata kane shume per te rhene. Mund ta shikoni kete situate tek nje website qe merr shume info nga nje “i djegur” dhe i publikon. Situata i ngjason pak qershorit ’96, kur Berisha me te tijte bene zgjedhje moniste. Ne parlament kishte vetem shtate opozitare. I kerkuan qe zgjedhjet te ribeheshin ne 40 zona, nuk pranoi. Atehere persoren ata qe u quajten firma piramidale ku me te vertete vetem Populli dhe Xhaferi ishin te tilla, te tjerat kishin aktivitet, por te paligjshem dhe si te tille lehtesisht te bllokueshem dhe dihet se cfare ndodhi disa muaj me vone. Sot ky problemi i vjedhjes dhe manipulimit te zgjedhjeve eshte zinxhiri me te cilin e kane lidhur kemben e KM njelloj si zinxhiri i dikirshem i fajdeve qe i paten lidhur ne kembene Berishes. Te shohim. E verteta do dale ose ne fillim te korrikut, ose do kemi nje shtator shume me te nxehte se “i nxehti afrilan”

  6. jeni portal me audicion goxha te madh po si ka mundesi qe i lepini bythen PD? Dakort skeni pse beheni leve e PS po pse shpifni e hidhni insinuata per nje mesazh te qarte . Zoterinj !! Mesazhi nderkombetreve eshte i qarte !! STOP dhunes nga Monika kurva dhe burri i saj impotent e Lulja me Sali Gazepin dhe me pas vazhdoni gjyqe e kerkoni drejtesi per daten tha Lapsi per daten e zgjedhjeve jo per procesin !! Kete duhet te lanconi ne portal Stop dhunes se Mul Nokes injorantit Gaz Bardhes motres dhe kalamajve si Klevis Fariu e Djalit Sheges nga Lozhani

  7. Ju lulkuqet e rames kur ju shkojne pershtat fjale e amerikanit cdo gje eshte ne rregull sa po shikoni që amerikani fillon tju kerkoj llogari fajin e ka lapsi

  8. Shpresoj, si shume bashkeatdhetare te tjere, qe me ne fund dy shkaterruesit e Shqiperise, Sali Berisha dhe Ilir Meta (me shume ai i pari) me ne fund te paguajne per shkaterrimin total qe i kane bere natyres dhe mjedisit Shqiptare. Eshte per te te ardhur keq qe shqiptaret qe jane 30 vjec dhe poshte sot, nuk e kane pare si ka qene natyra Shqiptare perpara se ta merrnin keta vrases te se bukures dhe ta perdhunonin vendin tone. Sikur tjua heqin lekuren me brisk dhe ti hidhnin krype, kurre nuk e paguajne ate qe kane bere.

  9. Bushat, per nje kafe te pamarre, e ktheve arsyen ne militantantizem. Ti zoti anal mendon qe lexuesi nuk mendon por vetem lexon karlliqet e tua? Cope k…

  10. Shihet qarte se shkruajtesi me pagese e konsideron fitore mbeshtetjen qe po i jep perendimi votimeve (jo zgjedhjeve), por nje fjale e urte thote se dardha e ka bishtin prapa. Kush ka dy pare mend e kupton se Basha e Kryemadhi dolen te humbur nga kjo loje. Por kush ka dy pare mend e kupton gjithashtu se i humburi i madh eshte Shqiperia dhe Shqiperia nuk do dale gjithmone e humbur. Kjo fitore mavi, do jete si firorja e Pirros, ne fubd ndonje tulle do bjere duke shembur gjithe ndertesen qe keta politikane ngriten ne 28 vite. Basha e Krymadhi nuk paten guximin te besojne tek njerezit, por te shohim. Edhe Berisha fitoi ne 1996 apo jo?

    1. Basha e Krymadhi nuk paten guximin te besojne sepse ne zgjedhje do te gjendeshin perballe atyre qe premtonin rezultat 10 me 0.
      Kjo qe thua eshte teori interesante dhe do me vinte shume mire sikur ti te kishe te drejte. Por mendimi qe Arta Marku do lere cironkat dhe filloje te godase peshqit e medhej pas zgjedhjeve thjesht me ben per te qeshur, packa se eshte per te qare.

  11. u kujtuan kermat mafjoze pasibanda qeveritare i ka bere te gjitha keto krime me shtytjen dhe mirati.in.e tyre fe dergojne klishet e radhes.po populli nuk do dorezohet para kesaj bande dhe mafjas.

  12. PO CILES QEVERI I DHANE SHUPLAK KETA TE PA UDHE SE KESAJ QEVERI JO KETE QEVERI KETA E KANE BEKUAR EDHE KUR MBOLLI 99% TE TERRITORIT ME HASHASH,DHE KUR VJEDHTE VOTA DHE KUR BENE KRIME KORRUPSION ME PPPPPPT E FAMSHME 1.KM RRUGE.20MILJON ERO EDHE KUR KJO QEVERI DESHI TE NDANTE KOSOVEN QE SDO E LEJ PA NDARE KETU DO JEMI ,EDHE KUR DEL ME BREK E PA BREK KJO QEVE NUK I KA DHEN SHUPLAK POR ESHTE PERGEDHEL NE FAKTE KJO QEVERI DON TOPIN JO SHUPLSKEN PO MOS HARRONI SE PAS RRREEEFFORMES NE DREJTESI “NE POPULLI DO HAME ME LUGE FLORIRI.

  13. Të hetohen të gjitha pehlivanllëqet e zgjedhjeve…nga e para e 96 deri tek e nesërmja!
    Kta bythqira na kan vjedh nga 30 vjet jetë të gjithëve …nuk falen as me dash!
    Po nuk besoj se do njeri ti fali…të qajnë me lot si shqiptarët dhe tu pikojë djersa e gjaku në ndonjë gurore sa të rrojnë!

  14. Rent, or rent, rent e u thuaj
    Se u çthur ordi e huaj,
    Se betejën e fituam
    Dhe qytetin e shpëtuam!
    Rent, or rent,
    Rent, or Marathonomak!

    Kap një degë prej dafine
    Dhe vërtitesh ndaj Athine,
    Nëpër fush’ e brek mi brek
    Këmba tokën as t’a prek,
    Hip’ e zbrit,
    Petrit, Marathonomak!

    Ke një plagë, po s’e the,
    Djers’ e gjak pikon për-dhe;
    Do që ti të jesh i pari,
    Për triumfin lajmëtari
    Flamur-gjak,
    Kuqo, Marathonomak!

    T’u tha gryka, po s’të pihet,
    T’u mpi këmba, po s’të rrihet,
    Se mileti po të pret,
    Ankthi zëmrat ua vret,
    Vrer e tmerr,
    Shpejt, or Marathonomak!

    Kurrë kaqë s’dogji djelli
    Dhe si plumb s’rëndovi qjelli,
    Kurr’ aq ëmbël’ e bukur s’ftoj
    Hij’ e lisit edhe kroj;
    Turru tej,
    Tutje, or Marathonomak!

    Vapa mbyt e pluhri nxin
    Ferra çjerr e guri grin
    Afsha gjoksin përvëlon
    Syrin avulli verbon;
    Ur’ e prush,
    Furr’, or Marathonomak!

    Gryka si gjyryk të çfryn
    Prej Vullkani flag’ e tym
    Se ç’vëngon e se ç’gulçon,
    Zëmra brinjët t’i çkallmon
    Me tokmak,
    Mbahu, or Marathonomak!

    Nëna, motra, nusja dalin,
    Ngrehin krahët të të ndalin,
    Mos, se s’janë veç Najada
    Magjistrica dhe Driada;
    Lark, or lark,
    Lark, or Marathonomak!

    Hajde, ja Akropolia,
    Ja qyteti e njerëzia
    Që të pan’ e që të çquan
    Dhe fuqinë t’a rishtuan
    Ha dhe pak,
    Hajde, or Marathonomak!

    Ja, arrive, ua the:
    Ç’gas e ç’helm qe kjo myzhde!
    “E fituam!”, brohorite
    Dhe për tok’ u-përpëlite;
    Vdiq, or vdiq!
    Vdiqe, or Marathonomak!

    Rent kudo, dyke bërtitur,
    Nëpër shekuj faqe-ndritur,
    Se i vogli shtrin viganin
    Dhe i shtypuri tiranin,
    Veç e tok,
    Tok, or Marathonomak!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *