• |
ide | kryesore

Sulmet ndaj KZAZ-ve, Rama paralajmëron kryebashkiakët: Hiqni dorë pa rënë në dorë të drejtësisë

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili kërkoi shkarkimin e kryebashkiakëve nga radhët e opozitës së bashkuar joparlamentare, që përfshihen në pengimin e zgjedhjeve. Në një postim në llogarinë e tij personale në “Twitter”, Rama paralajmëroi se çdo kryebashkiak i përfshirë në cënimin e qendrave të votimit, do të përballet me drejtësinë për krime zgjedhore.

Reagimi i Ramës:

Çdo kryebashkiak që merret me brava shkollash të caktuara si qendra votimi, në përpjekjen harbute dhe qesharake, për të penguar zgjedhjet me dyer të mbyllura me çelësa marrëzie, bën mirë të lexojë Kodin Penal për krimet zgjedhore e të heqë dorë sa pa rënë në dorën e drejtësisë.

Askush tjetër përveç katër të marrëve që i udhëheqin, s’u ka faj kryebashkiakëve të opozitës për largimin nga gara zgjedhore, ndaj ata le të merren me hapjen e dyerve të partive përkatëse, jo të marrin në qafë veten e punonjësit e tyre, duke u kthyer në të pandehur për dyert e QV.

 

 



7 Comments

  1. Rama pas 21 janarit kuptoi nje gje: Fuqine e frikes. Vete u zbyth, jo nen peshen e presionit nderkombetar, por nen peshen e kercenimit te Saliut. Te njejten taktike po perdor dhe me opoziten, duke filluar nga Luli per kontratat e lobimit , e deri tek keta tjeret dhe me duket sikur po funksionon. Sekretari Becker ne 91′ i la shqiptaret me nje parim te thjeshte qe ne nuk e kemi kuptuar akoma. Parimi ishte: Liria funksionon. Ne keto 30 vite kemi bere para mbrapa ne kete aspekt, por tani jemi kthyer plotesisht tek parimi komunist : Frika funksionon! Shqiperia e viteve ne vazhdim do te jete pasqyrim i raportit te atyre qe e imponojne friken , e atyre qe e vrasin friken dhe atyre qe ikin te frikesuar. Edi Rama eshte sfide per ndergjegjen dhe shpirtin tone. Nese e fitojme kete sfide, do te perfitojme shume si njerez dhe qytetare. Ta vrasim friken prej pushtetit dhe krimit te pushtetit, qe tani jane 1!

  2. Psikopati ram eshte dhe kryetar gjykatash tani? Shko mor dordolec. As laraskat nuk tremb dot me ti qelbsi i kesat toke.

  3. O bablok pse nuk i shkarkon te gjithe kryebashkiaket e Pd dhe lsi dhe emro kta qe ke kandidat dhe nuk ka nevoje per zgjedhje dhe nuk do vije ne siklet as biba rosen e kqz. Jepi rrasja ketij populli se ka qejf vetem mos i lere me barre , leqe kot them une se ti je shterp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *