• |
ide | kryesore

“Tot snel”: mesazhi i Nainggolan për Lukaku çmend tifozët e Inter

Sport



Merkato e futbollit në kohët e rrjeteve sociale: tashmë mjafton një pëlqim apo një koment për të ndezur zërat apo të ‘konfirmojë’ operacione që janë në rrugën e finalizimit. E duket pikërisht ky rasti i tratativës mes Romelu Lukaku e Inter, që pas lajmit se klubi zikaltër do të prezantojë së shpejti ofertën e parë zyrtare për Manchester United, është pasuruar me një kapitull të ri. Protagonist është bërë Radja Nainggolan, që në Instagram ka komentuar në një postim të bashkëkombasit të tij duke shkruar “Tot snel”. Do të shihemi së shpejti.

Nuk është një sekret që Lukaku është objekti i dëshirave të Antonio Conte, i cilësuar nga sulmuesi si tekniku më i mirë në botë, e postimi i bashkëkombasit të tij Nainggolan mund të jetë një e dhënë e qartë për të ardhmen e veshur zikaltër të sulmuesit të United.

Ka edhe një anë tjetër të medaljes: në foto Lukaku është ulur në Venice Beach, një nga lagjet më të famshme të Los Angeles, e Nainggolan mund ta ketë informuar vetëm për mbërritjen e tij.

View this post on Instagram

Afternoon at Venice Beach

A post shared by Romelu Lukaku (@romelulukaku) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *