• |
ide | kryesore

VIDEO/ Përplasjet në KZAZ-në e Dibrës, 7 policë të plagosur

Lajme, Të fundit



Bomba molotov janë hedhur mbrëmjen e sotme në KZAZ-në nr.19 në Dibër. Protestuesit janë përleshur me policinë në përpjekje për të hyrë në ambientet e KZAZ-së. Nga përleshjet mësohet se ka mbetur i lënduar plagosur një gazetar, por edhe 7 efektivë të policisë. Protestuesit kundërshtojnë organizimin e votimeve në 30 qershor, ku opozita nuk merr pjesë. Policia e Shtetit njofton se për shkak të incidenteve, në ndihmë të Policisë së Dibrës janë nisur Forcat e Lëvizshme Operacionale.

“Nisur nga situata e krijuar në KZAZ-n Nr. 19 në Dibër, ku rreth 250 – 300 persona po vijojnë të sulmojnë punonjësit e policisë me sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov, me qëllim depërtimin brenda ambjenteve të KZAZ-s, Policia e Shtetit iu bën thirrje organizatorëve që të distancohen menjëherë dhe të ndalojnë sulmin mbi forcat e rendit, pasi po rrezikojnë jetën e punonjësve të policisë.

Në ndihmë të Policisë së Dibrës janë nisur Forcat e Lëvizshme Operacionale, të cilat do të bëjnë ndalimin e personave përgjegjës me qëllim përballen e tyre me ligjin. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur objektet zgjedhore dhe do t’i përgjigjet me ashpërsinë e ligjit çdo sulmi ndaj punonjësve të Policisë dhe objekteve zgjedhore”, – thuhet në reagimin e policisë.

Edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për ngjarjen: “Verbëria e dhunës politike po sulmon sot me molotov KZAZ e vendosur në shkollën “Nazmi Rushiti” dhe Policinë në Dibër, nën drejtimin e përfaqësuesve të lartë të opozitës. Ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme të krimit!”

Aktualisht protestuesit janë shpërndarë dhe situata përpara KZAZ paraqitet e qetë. Policia ka nisur mbledhjen e provave në vendngjarje.



5 Comments

  1. Sapo lexova që spitali i Peshkopisë ka deklaruar se nuk ka asnjë polic të plagosur të shtruar në ate spital
    “Rena i ka këmbët e shkurtëra” thotë një fjalë popullore

  2. Shpellare mbasi ju futen ne thesin e injorances salihu ka tre jave qe ju ka bere dalje se po shikon bythen e vet ne spitalin e vjenes,lulu ju thote une nuk ju kam thene te beni keshtu mona dhe likja po meren me dekretet ju karat shpellare e bete vetem mish per top per keta fytyra qe ju ka ardhur fundi I tyre politik,shkoni tani beni disa kohe burg mesoni dhe sapunin ta keni si zanat ne jete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *