• |
ide | kryesore

Albana Vokshi-qytetarëve: Filmoni dhe denonconi çdo presion dhe dhunim që do t’iu bëhet

Lajme, Të fundit



Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi u shpreh se kriminelët e pushtetit, të veshur me kostumin e taksidarit, po vendosin gjoba në biznese që t’i detyrojnë qytetarët të dalin në votimet e paligjshme dhe kriminale të Partisë Socialiste.

“Gjobat që vendosin sot taksidarët e Edi Ramës dhe veglave qorre të pushtetit të tij të inkriminuar, do të konsiderohen gjoba politike. Ato do të anullohen dhe gjobëvënësit do të goditen ashpërsisht” u shpreh Vokshi. Ajo i kërkoi qytetarëve të filmojnë çdo presion apo formë dhune që mund të ushtrohet ndaj tyre.

Deklarata e plotë:
Dhuna shtetërore e pushtetit në ikje të Edi Ramës nuk po kursen asnjë dhe asgjë.

Në shënjestër të dhunës shtetërore të regjimit kriminal rilindas janë vënë edhe bizneset dhe mijëra të punësuarit e këtij sektori.

Në tentativën e dëshpëruar për të zgjatur komën e pushtetit të vjedhur me krimin, Edi Rama po kërcënon biznesin nëpërmjet gjobave dhe formave të tjera të presionit tatimor.

Kriminelët e pushtetit, të veshur me kostumin e taksidarit të pushtetit, janë duke trokitur derë më derë në çdo biznes që t’i detyrojnë të dalin në votimet e paligjshme dhe kriminale të Partisë Socialiste.

Janë me qindra rastet e denoncuara nga bizneset, kur taksidarët dhe tatimorët e Edi Ramës kanë vendosur gjoba të rënda, që rrezikojnë falimentimin e shumë bizneseve që nuk i binden urdhrit të pushtetit të fituar me votën e vjedhur dhe grabitur nga krimi.
Partia Demokratike u bën thirrje bizneseve që të mos përkulen para kërcënimeve të kriminelëve të veshur me pushtet.

Gjobat që vendosin sot taksidarët e Edi Ramës dhe veglave qorre të pushtetit të tij të inkriminuar, do të konsiderohen gjoba politike.

Ato do të anullohen dhe gjobëvënësit do të goditen ashpërsisht.

Asnjë gjobë politike dhe e paligjshme e pushtetit të Edi Ramës, nuk do të njihet dhe do të anulohen nga një qeveri europiane që do të vijë me zgjedhje të lira, pa kriminelë e taksidarë në kutitë e votimit.

Liria ekonomike për të punuar pa frikë nga bandat e taksidarëve, punësimi dhe mirëqenia për çdo shqiptar, janë prioriteti ynë numër 1.

Bashkë do t’i japim fund padrejtësisë, dhunës shtetërore, korrupsionit të regjimit kriminal. Së bashku, do ta çlirojmë biznesin dhe ekonominë shqiptare.
Ndaj ju bëjmë thirrje të gjithë bizneseve!

Mos u trembni!
Mos u dorëzoni para skenarëve kriminalë të pushtetit, që do varroset këtë të dielë!

Refuzojeni Edi Ramën!
Braktiseni Edi Ramën!
Bojkotojeni Edi Ramën!

Sfidojeni dhe mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë!

Filmoni, regjistroni, fotografoni dhe denonconi cdo dhunim, presion, dhunë, fallsfikim, mashtrim që regjimi i tij bën.

Të bashkuar ne jemi shumica, ne jemi forca dhe garancia e ndryshimit që po vjen.



4 Comments

  1. Nese opozita nuk ka pse te beje asnje lloje rremuje sepse nuk fiton as edhe nje gje . Mjafton qe neper çdo qender votimi te dergoje rreth 10 veta . Mjafton qe kush i afrohet qendres se votimit qe shoqerohet me fishkellima , me yyyyyyyyyyyyyy dhe turp turp turp . Mbani edhe nga nje celular ne dore , filmoni gjithçka se nga nje shtet i tile pritet çdo gje . 30 qershori eshte fundi i nje shteti, fundi i nje cikli 30 vjeçar ku secili beri ça i deshi qejfi , ku haduti beri rojen , ku drejtesia beri gjobevenesin , ku polici zevendesoi kriminelin , ku analfabeti beri mesuesin , ku injoranti mori drejtimin e vendit , ku çdo gje u be per se mbarapthi . ESHTE KOHA PER NDRYSHIM .

  2. sapo e pashe kete baxhellen, motern e vjollca vokshit ne rruge, ne myslym shyr per me saktesi, e ngrefur, e lyer e hipur ne timonin e nje super Audi qe mbi te gjitha mbante ne kroskot nje tabele KUVENDI I SHQIPERISE. Autoritet me sa duket flene gjume pasi ky individ i peshtire nuk eshte me deputet, dhe nuk gezon te drejtat e perfaqesuesit. ndaj nese sdo Gramozi qe te shkoj une dhe tja thyej me gur xhamat per tja hequr ate tabele, ta beje me nje vendim se do ishte me korrekte ndaj nesh qe kjo na la te paperfaqesuar.

  3. o zoti xxxxx, po ti kishte luli 10 vete per qender votimi do kishte hyre ne zgjedhje. vec per faktin qe ai humb sa her hyn ne gare nuk u regjistru. per te mos marre ne qafe veten se do ta zhdukin me shkelma, mori ne qafe PD dhe tentoi te merrte ne qafe shqiperine, por sja doli dot sepse superfuqite u vendosen ne anen e se drejtes.

  4. Bana ose Albana bashke me Vocin ose Vjollcen dhe bashke me motren tjeter Mozen ose Mimozen, kane perfituar nga PD-ja , shume dhe madje shume shume….
    Por, o ju gocat e lagjes Alidemi, cdo gje ka nje kufi dmth ka nje fund, prandaj o Bana , mos u bo komplet langaraqe si disa zgjyra qe qelben aty ne PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *