• |
ide | kryesore

Apeli i dytë Metës për ditën e votimeve: Shmagni provokimet që mund t’ju çojnë drejt dhunës

Lajme, Të fundit

Në vigjilje të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, presidenti i Republikës, Ilir Meta, iu është drejtuar me një mesazh të dytë qytetarëve, duke i ftuar që të respektojnë në mënyrë civile dhe demokratike vendimin e gjithsecilit gjatë ditës së nesërme.

Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Meta i fton qytetarët shqiptarë të sillen me qetësi dhe mençuri, si dhe të vetëpërmbahen, duke vënë theksin tek rëndësia e ruajtjes së paqes sociale.


Në përmbyllje të mesazhit të tij, kreu i shtetit apelon për shmangien e provokimeve që mund të ojnë drejt dhunës.

Reagimi i plotë i Metës:

Të dashur qytetarë,

Përsëris thirrjen time për të respektuar në mënyrë civile dhe demokratike vendimin e gjithsecilit gjatë ditës së nesërme.

Sërish ju ftoj të gjithëve të silleni me qetësi dhe mençuri!

Është shumë e rëndësishme vetëpërmbajtja e gjithsecilit!

E theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka nesër ruajtja e paqes sociale.

Të gjithë duhet t’i shërbejmë asaj dhe së ardhmes evropiane të Shqipërisë.

Shmangni provokimet që mund t’ju çojnë drejt dhunës, në mënyrë që dallimet politike të mos cënojnë bashkëjetesën qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet dhe në të gjithë shoqërinë tonë.

 

6 Comments

  1. Kur flasin këta pushta kështu i bie që të përgatitemi për të kundërtën…
    Ah Like djali… e kemi kap edhe ne zanatin….na jeni bo si ato kurvat fikse

  2. O like floriri-mos u -tut-
    rri ne vendit porsi mut
    si president cfare te gjeti
    tu pordh edhe -dekreti-

    bere ti lojen e djallit
    ja fute shuplaken opozitez ballit
    me Rame Qenin dakord ke rene
    qe ta shkrini fare -PD-ne

    nuk kini bese ju morrat e kuq
    qimen nderroni por nuk nderroni huq
    iku demokracia ,mundi sakrifica
    ne kete vend te qelbur triumfoi -KATOVICA.

  3. E veshi ujku lekuren e qingjit,po pse valle?pergjigja eshte e thjeshte ja ka fut kaq thelle karin Amerika sa nuk e lun dot bythen as majtas as djathtas…

  4. Vazhdojne marveshjen ne darken me peshk. Lojra me kete popull si me te djathten opozitare dhe me te majten e tyre. Diferenca eshte se e djadhta e kuptone cpo ndodhe, ndersa e majta nuk e kupton cpo ndodhe, por mbrone me tifo partine qe po ja fut me thelle. Si tha ajo ne berat, nuk duam as uje , as buke, vetem ju mos u zini, rrini ne pushtet. Keshtu eshte kjo pune. Ky popull kete meriton, kete po merre. Likja floririn e mori, para ka bere sa i do bytha, ka disko e shtepi ne Londer, biznese nafte ne siri…pra pa funt. Dhe ne besojme se ai Likja floririt do te mbroje popullin, lirine, demokracin….

  5. Mos valle e gjitha kjo ishte nje loje e ketyre funderrinave per te ngritue vlerat e aksioneve per veten e tyre ?
    Te gjitha veprimet e ketij presidenti jane te çuditshme . Ky vend eshte bere vendi i çudirave , ku vete çudia nuk eshte me çudi por normalitet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu